Bilanci i operacioneve të ushtrisë turke në veri të Irakut, neutralizohen 155 terroristë

Në operacionet e Forcave të Armatosura Turke kundër kampeve të organizatës separatiste terroriste PKK në veri të Irakut, që vazhdojnë prej 3 muajsh, u neutralizuan 155 terroristë dhe një sipërfaqe prej 400 kilometra katrorë u pastrua nga terroristët.

Përgjatë 23 kilometrave të pastruar nga terroristët përgjatë kufirit ushtarët turq kanë ngritur 11 baza nga ku edhe shfaqin një shembull të luftës kundër terrorit 7/24 në kushtet e vështira të terrenit kundër organizatës separatiste terroriste PKK por edhe parandalojnë infiltrimin e terroristëve në Turqi.

Në këtë rajon me kushte të vështira si për nga terreni ashtu edhe për nga moti transporti i ushqimeve për ushtarët turq herë bëhet me automjete herë me helikopter e herë me kafshë transportuese.

Ushtarët turq kanë marrë kontrollin e plotë të rajonit Bradost me kushtet më të vështira fizike që përfshin edhe kampet e Hakurkut dhe Armushit dhe Avashin Basyan, Kani Rash, Bermize dhe Sidekan, që cilësohen si të ashtuquajtura “baza logjistike në afërsi të fronteve” të organizatës separatiste terroriste PKK.

Mësohet se pjesëtarët e kësaj organizate terroriste janë tërhequr në Kandil dhe të ashtuquajturit udhëheqësit e nivelit të lartë kanë braktisur rajonin.

Duke iu përgjigjur menjëherë sulmeve dhe zjarrit provokues të terroristëve, ushtria turke ka rritur ndikimin e saj dhe në kuadër të operacioneve që vazhdon ka sekuestruar shumë lëndë shpërthyese, municione dhe pajisje jetësore në shpellat dhe strehimoret në rajonet që janë pastruar deri tani nga terroristët.

Nga ana tjetër në nënprefekturën Eruh të rrethit Siirt në operacionet kundër organizatës separatiste terroriste PKK u neutralizuan 2 terroristë.

Autoritetet bëjnë të ditur se vazhdojnë operacionet në këtë rajon./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne