Bilanci i sulmit terrorist në Burkina-Faso, 43 të vrarë

Në një sulm të armatosur të kryer ndaj dy fshatrave në veri të Burkina-Fasos janë vrarë 43 civilë.

Sipas deklaratës së bërë nga Presidenca e këtij vendi, persona të armatosur të paidentifikuar sulmuan fshatrat Dinguila dhe Barga në qytetin verior të Yatenga, ku jeton fisi Fulanis.

Në këto sulme kanë humbur jetën 43 fshatarë dhe u plagosën 6 të tjerë.

Në 7 nga 13 rajonet që përbëjnë Burkina-Fason, po zbatohet gjendja e jashtëzakonshme për shkak të sulmeve terroriste.

Më shumë se 700 njerëz janë vrarë në sulmet e kryera nga organizatat terroriste në 4 vitet e fundit, ndërsa 270 mijë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, Turqia ka dënuar sulmin në fjalë, ndërsa qeverisë dhe popullit të Burkina-Fasos shprehu ngushëllime për viktimat e këtyre sulmeve./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne