Bin Salman pranon përgjegjësinë, por mohon porositjen e vrasjes së Khashoggit

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, por ka mohuar urdhërimin e vrasjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

I pyetur në një intervistë për CBS News nëse ai urdhëroi vrasjen e Khashoggit, bin Salman u përgjigj “absolutisht jo”.

“Ky ishte një krim i rëndë. Por, unë marrë përgjegjësinë e plotë si një drejtues në Arabinë Saudite, veçanërisht pasi ajo është kryer nga individë që punojnë për qeverinë saudite”, tha bin Salman.

Khashoggi, një kolumnist i Washington Post, vitin e kaluar u vra brenda Konsullatës Saudite në Stamboll. Arabia Saudite fillimisht mohoi çdo njohuri për vendndodhjen, por më vonë për vrasjen e tij fajësoi një ekip të operativë “mashtrues”.

Vrasja ka ngjallur zemërim ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara (OKB) që kërkojnë një hetim ndaj rolit të princit të kurorës në kryerjen e operacionit në të cilin trupi i gazetarit u gjymtua dhe u largua nga ndërtesa. Eshtrat e tij ende nuk janë gjetur.

I pyetur në lidhje me përfundimin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) se ai personalisht urdhëroi vrasjen e Khashoggit, bin Salman tha se, “Shpresoj që këto informacione të sillen para. Nëse ka ndonjë informacion të tillë që më akuzon mua, shpresoj që ai të paraqitet publikisht”.

“Sot hetimet janë duke u kryer. Dhe pasi të provohen akuzat kundër dikujt, pavarësisht nga niveli i tyre, do të merren në gjykatë, pa asnjë përjashtim të bërë”, shtoi ai./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne