Bin Selman vendos: 18 prilli do jetë dita kur hapet kinemaja e parë, ja filmi që do shfaqet

Më datë 18 prill në Riad, do të hapet kinemaja e parë në Arabinë Saudite pas 35 vitesh ndalim. Kjo u bë e ditur nga autoritetet vendase pas një marrëveshjeje me kompaninë AMC Entertainment Holdings (AMC.N), e cila do hapë deri në 40 të tila gjatë pesë viteve të ardhshme.

Filmi i parë do jetë “Black Panther”, tha një burim saudit agjencisë Reuters.

Kinematë, si kjo që do hapet e para e si të tjera nuk do t’i kenë të ndara meshkuj e femra.

Arabia Saudite ka pasur disa kinema deri në vitet ’70-të, të cilat u mbyllën me kalimin e viteve.

Por marrja në dorë e frenave të pushtetit nga Princi i Kurorës, Muhamed bin Selman, ka bërë që ato të rikthehen si pjesë e një sërë reformash, ku përfshihet dhe ngarja e makinës nga ana e femrave, apo shkuarja e tyre në stadium.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne