Historia Kultura

Biografia e Imam Ebu Hanifes

Kapitulli Nr.1

Falënderimet  i takojnë vetëm All-llahut, Zotit të botëve, paqja dhe mëshira qofshin mbi  Muhamedin Te Derguarin e Allahut i cili ka thënë: “Kujt ia dëshiron All-llahu të mirën, e mëson atë në fe”.[1] Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij dhe më i mirë nga të dërguarit prej pejgamberëve.

Lexuesit të nderuar i kam prezantuar biografi modeste të Imam Ebu Hanifes dhe dy nxënësve të tij (sahibanëve, Imam Ebu Jusufit dhe Imam Muhamedit) të cilëve u atribuohet Fikhu hanefij. Në librin “El-Hajratu’l-Hisan” thuhet: “Dinjiteti i një njeriu dëshmohet kur për të ndahen njerëzit në dy grupe,” shiko se si për Aliun, All-llahu ia ndriçoftë fytyrën, për të cilën u shkatërruan dy grupe: “Ata të cilët nga dashuria e madhe ranë në fanatizëm dhe ata të cilët nga urrejtja e madhe ranë në ekstremizëm.”

Me të vërtetë këto fjalë janë plotë të vërteta të cilat i përshtaten personalitetit të Ebu Hanifes, rahimehullah, ashtu që disa nga përkrahësit e tij u bënë fanatik sa që e ngritën pozitën e tij deri te pejgamberët, duke pretenduar se Muhamedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka theksuar emrin e tij dhe e ngritën me atribute dhe virtytet e tij të cilat e veçonin pozitën e tij.

Ndërsa disa ekstremistë të tjerë shpifën duke gjykuar se ai është në devijim, largues nga sunneti dhe jep fetva pa argumente. Nga kjo shihet se ka fanatikë të verbër që e duan shumë ose ekstremistë që i bënë shpifje fesë, personalitetit dhe besimit të tij.

Në anën tjetër, Ebu Hanifja ka pasur personalitet të lartë sa që metoda e tij e fikhut ka tejkaluar zhvillimin e depërtimit të saj prej qytetit ku ka jetuar në të gjitha qytetet tjera të shtetit islam. Njerëzit flisnin për mendimet e tij në shumë vende të shtetit islam dhe se është takuar me kundërshtarët dhe përkrahësit; kundërshtarët e urrenin, kurse përkrahësit e ndihmonin. Ndërsa kundërshtarët mendonin është se ai ka sajuar disa mendime në fe, kështu që ata në mënyrë të prerë e refuzuan atë, edhe pse nuk e kishin parë dhe as nuk ishin ndal që të shohin se sa ka qenë i sinqertë dhe takva (i nënshtruar plotë ndaj urdhrave të Zotit). Gjithashtu e kanë përfolur se nuk i ka dhënë shumë kujdes gjuhës për dhënie mendime siç e ka kuptuar argumentin, kurse ai në atë çka ka dhënë mendim e ka sqaruar me argument dhe e ka qëlluar. Transmetohet në lidhje me këtë se Imam El-Euzaiu, juristi (fakihu) i Shamit, i cili ka qenë bashkëkohës i Ebu Hanifes, e ka pyetur Abdullah bin El-Mubarekun: Kush është ky sajues, i cili ka dalë në Kufe pseudonimi i të cilit është Ebu Hanife? Abullah ibn Mubareku nuk është përgjigjur, por ka filluar t’i tregojë disa çështje të vështira që është habitur për fetvatë e tyre, ndërsa ato fetva kanë qenë të Ebu Hanifes. Imam El-Euzaiu pyet: Kush është ai i cili i ka thënë këto fetva? Abdullah ibn Mubareku thotë: Këto janë të një dijetari që e kam takuar në Irak. Imam El-Euzaiu thotë: Ky qenka nga dijetarët e ndershëm dhe fisnik, unë të shkoj te ky të përfitoj më shumë. Atëherë Abdullah bin Mubareku thotë: Ky është Ebu Hanifja. Pastaj El-Euzaiu është takuar me Ebu Hanifen në Mekke e ka pyet për çështjet të cilat ia ka treguar Ibn Mubareku dhe ia ka treguar po ashtu të njëjtë ashtu si atij. Ndërsa kur u nda Euzaiu nga Ebu Hanifja i tha Ibn Mubarekut: Jam inkurajuar shumë për diturinë e gjerë dhe arsye të lartë që posedonte dhe kërkoj falje nga All-llahu, ngase isha në gabim nga ajo që më kishte arritur mua e cila ka qenë e kundërta e saj.

Imam Ebu Hanijfa kishte personalitet të lartë, ndikim të thellë dhe ka qenë larg shkreptimave dhe rrëshqitjeve. Ai ka qenë ekspert për dhënien e fetvave dhe tahrixhit (burimit të hadithit), njohjen e hadithit dhe nxjerrjen e dispozitave nga hadithi, kështu që filloi metodën e tij ta zgjerojë te nxënësit e tij, ndërsa nxënësit e tij pasuesve të tyre, përafërsisht kjo ka qenë tridhjetë vite ose më shumë. Kurse kush është i tillë patjetër është që të merret në shënjestër të kritikave që disa ia ofenduan personalitetin, disa të tjerë i falsifikuan mendimet e tij dhe disa të tjerë nga ekstremizmi i madh e kundërshtuan atë.

1.1. Lindja dhe Gjeneza

Imam Ebu Hanifja ka lindur në Kufe vitin 80 h./699 m. sipas transmetimit të shumicës, sa që të gjithë historianët janë unanim. Prindi i tij ka qenë Thabit bin Zuta El-Farisij. Ky transmetim është transmetim i favorizuar dhe të gjithë ata që e mbështetin këtë transmetim janë të besueshëm. Gjyshi i tij ka qenë prej Kabulli i cili është zënë rob gjatë çlirimit të atyre tokave prej arabëve myslimanë dhe është marrë për robë nga fisi Beni Tejjim bin Tha’lebe. Pastaj është liruar nga robëria dhe për shkak të kësaj lidhjeje ai është njohur se ka qenë me përkatësi nga ky fis Et-Tejjmi. Ky transmetim është nga nipi i Ebu Hanifes Umer bin Hammad bin Ebi Hanife, i cili tregon për gjenezën e tij. Ismaili, vëllai i Umerit, tregon se Ebu Hanifja është En-Nu’man bin Thabit bin Nu’man bin El-Merziban dhe thotë: Pasha All-llahun nuk ka qenë asnjë rob nga gjeneza jonë. Por, sidoqoftë gjyshi i tij a ka qenë rob apo jo nuk është me rëndësi, por ky dhe prindi i tij kanë lindur të lirë, gjithashtu nuk e cenon dinjitetin, diturinë dhe famën e Ebu Hanifes se gjyshi i tij ose prindi i tij ose vet ai se kanë qenë rob, por famën e tij e ka përvetësuar nga talenti i tij, shpirti i pastër, logjika dhe frikë – respekti i tij ndaj All-llahut. Këto cilësi janë ato të cilat e tregojnë dinjitetin e një personi. All-llahu i Lartësuar thotë: “…e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat),” (El-Huxhurat, 12). Ndërsa Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për Selman El-Farisiun ka thënë: “Selmani është prej nesh, Ehli Bejtit (familjes së Pejgamberit).”[2] All-llahu i Lartësuar djalin e Nuhit, alejhi’s-selam, e nxori nga anëtarët e familjes së tij: “(Zoti) Tha: “O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të cilën të premtova se do t’i shpëtoj), ai ishte punëkeq…” (El-Hud, 46). Gjithashtu i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e bëri anëtar (një nga të afërmit) të familjes së vet Bilal El-Habeshiun, ndërsa ungjin e tij Ebu Lehebin (Abdu’l-Uzan) e nxori (largoi) nga anëtarët e familjes së tij. Gjeneza e Imam Ebu Hanifes edhe pse është nga Irani nuk do të thotë se ia ka cenuar dinjitetin dhe karakterin, gjithashtu as nuk është pengesë për të çmuar dhe vlerësuar atë. Imam Ebu Hanifja nuk ka qenë rob, por ka qenë i lirë me prejardhje fisnike e të ndershme. Në kohën kur është rritur Ebu Hanifja dituria më së tepërmi ka qenë te jo arabët edhe pse kanë qenë të nënvlerësuar për nga krenaria e gjenezës, por All-llahu atyre ua ka dhënë krenarinë e diturisë (shkencës), e cila është më e pastër, e zhvilluar, e përjetshme dhe më e mirë e cila ruhet në kujtime. Në librin “El-Hajratu’l-Hisan” të Ibn Haxher El-Mekkijut prezantohet biseda në mes ‘Ata’ bin Abdullahut dhe Hisham bin Abdu’l-Melikut. ‘Ata’u thotë: Hyra brenda te pallati Hisham bin Abdu’l-Meliku në Resafe[3] dhe ai tha: O Ata’! A ke njohuri rreth dijetarët e vendeve?

‘Atau thotë: Gjithsesi po, o prijësi i muslimanëve!

Hisham bin Abdu’l-Meliku thotë: Kush është fakihu (dijetari) i Medines?

‘Atau thotë: Nafiu (jo arab) rob i liruar i Abdullah bin Umerit.

Hisham bin Abdu’l-Meliku thotë: Kush është dijetari i Mekkes?

‘Atau thotë: Ata’ bin Ebi Rebbah.

Hisham bin Abdu’l-Meliku thotë: A është jo arap apo është arab?

‘Atau thotë: Jo arap.

Hisham bin Abdu’l-Meliku thotë Kush është dijetari i Jemenit?

‘Atau thotë: Tavuus bin Kejsan.

Hisham bin Abdu’l-Meliku thotë: A është jo arap apo është arap?

‘Atau thotë: Jo arab.

Hisham bin Abdu’l-Meliku thotë: Kush është dijetari i Jemames?

‘Atau thotë: Jahja bin Kethir.

Hisham bin Abdu’l-Meliku thotë: A është jo arap apo është arap?

‘Atau thotë: Jo arab.

Hisham bin Abdu’l-Meliku thotë: Kush është dijetari i Shamit?

‘Atau thotë: Mekhuli.

Hisham bin Abdu’l-Meliku thotë: A është jo arap apo është arap?

‘Atau thotë: Jo arab.

Hisham bin Abdu’l-Meliku thotë: Kush është dijetari i Xhezires?

‘Atau thotë: Mejmun bin Mehran.

Hisham bin Abdu’l-Meliku thotë: A është jo arap apo është arab?

‘Atau thotë: Jo arab.

Hisham bin Abdu’l-Meliku thotë: Kush është dijetari i Horosanit?

‘Atau thotë: Ed-Dahak bin Muzahim.

Hisham bin Abdu’l-Meliku thotë: A është jo arap apo arab?

‘Atau thotë: Jo arab.

Hisham bin Abdu’l-Meliku thotë: Kush ka qenë dijetari i Basrës?

‘Atau thotë: Hasani dhe Ibn Sirin.

Hisham bin Abdu’l-Meliku thotë: Këto dy a kanë qenë jo arap apo arap?

‘Atau thotë: Jo arab.

Hisham bin Abdu’l-Meliku thotë: Kush është dijetari i Kufes?

‘Atau thotë: Ibrahim En-Nehaiu.

Hisham bin Abdu’l-Meliku thotë: A ka qenë jo arap apo arap?

‘Atau thotë: Ka qenë arab.

Hisham bin Abdu’l-Meliku thotë: Për pak sa që do të kisha nxjerr veten time të të pyes se nuk the për asnjë se është arab.

Dituria pas sahabeve ka mbetur gjatë kohë e zhvilluar te jo arabët, ngaqë nuk ka diçka për të habitur për Nu’man Ebu Hanifen të ketë qenë prej jo arabëve, ngase ata kanë jetuar në qendër të shkencës së shtetit islam. Ndërsa në lidhje me diturinë se do të jetë nga bijtë e persianëve e cila vërtetohet me lajmin e të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që e transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe autorët e tjerë të librave (përmbledhjeve) të hadithit se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Në qoftë se besimi do të ishte në shenjëz, do të arrinin vetëm njerëz (ose vetëm njëri) nga bijtë e persianëve”. Ndërsa sipas transmetimit të Imam Ahmedit është: “Në qoftë se dituria do të ishte në shenjëz…”[4]