Historia Kultura

Biografia e Imam Ebu Hanifes(Pjesa e Dyte)

Kapitulli Nr.2

Formimi i Ebu Hanifes

 

Imam Ebu Hanifja u rrit dhe u edukua në Kufë. Gjithashtu, pjesën më të madhe të  jetës së tij e ka kaluar aty duke qenë nxënës, duke garuar në dije dhe duke qenë mësues. Ai ka qenë nga familja e klasës punëtore prej tregtarëve. Prindi i tij kur ka qenë i vogël kur është takuar me Ali bin Ebi Talibin, me ç’rast gjyshi i tij i ka dhuruar Aliut r.a. ashure në ditën e nevruzit (ditën e pranverës). Ndërsa familja e tij ka qenë e pasur e cila ka poseduar pasuri të madhe që ka mundur t’i dhurojë halifit ëmbëlsira. Transmetohet se Aliu është lutur për begati ndaj Thabitit dhe pasardhësve të tij. Nga kjo kuptohet se ai ka qenë musliman. Kurse shihet qartë se Ebu Hanifja që nga lindja e tij është rritur në shtëpi myslimane të sinqertë. Këtë e vërtetojnë të gjithë dijetarët, përveç atyre të cilët nuk e përfillin nga anomalitë e tyre.

 

Imam Ebu Hanifja që në fillim të fëmijërisë iu drejtua hifzit (mësimit përmendësh) të Kur’anit dhe leximin e drejtë nga Imam Asimi, njëri nga shtatë Imamët e kiraeteve (Kurrau’s-Seba’). Në atë kohë Kufeja ka qenë një nga qytetet e mëdha e cila është konsideruar qyteti i dytë më i madh në Irak. Në Irak kanë ekzistuar fe dhe sekte të ndryshme. Ai që nga mosha e rinore ka filluar të diskutojë me ta dhe është takuar me disa përfaqësues të sekteve devijuese, të cilëve ua tregoi rrugën e drejtë. Përkundër kësaj ai ka qenë më së shumti duke u marrë me tregti duke bredhur nëpër tregje, kurse shumë pak është interesuar që të ndjek dijetarët. Mirëpo, disa dijetarë kanë vërejtur tek ai mendjemprehtësi dhe prirje shkencore, dhe mendonin se ai nuk duhet ta kalojë gjithë kohën vetëm në tregti, por e këshilluan që të vrapojë pas dijetarëve ashtu siç bredh nëpër tregje. Ibn Haxher El-Mekkij thotë: Ebu Hanifja ka thënë: Një ditë isha duke kaluar pranë Sha’biut, e ai duke qëndruar i ulur më thirri dhe më tha: Ku je duke bredh? Unë i thash: Jam duke bredh nëpër tregje. Ai tha: Nuk kam për qëllim për bredhjen nëpër tregje, por kam për qëllim te cilët dijetarë je duke shkuar (i ndjekur). Unë i thash: Unë jam duke shkuar fort pak pas tyre. Ai më tha: Mos vepro kështu! Ti duhesh të zhytesh në shkencë, të qëndrosh me dijetarët se unë me të vërtetë jam duke vërejtur tek ti vigjilencë dhe shumë aktiv. Ebu Hanifja thotë: Këto fjalë më ndikuan tepër shumë thellë në zemër, e braktisa bredhjen nëpër tregje dhe fillova të merrem me shkencë. Kështu që nga kjo fjalë e tij All-llahu më dhuroi dobi.

 

Imam Ebu Hanifja një kohë të shkurtër mendoi se ç’të zgjedh prej shkencave për të studiuar dhe vendosi që të merret me shkencën e fikhut dhe u veçua që të studiojë vetëm në drejtim të saj. Ai përvetësoi dobi nga diskutimet në themelet e besimit që arriti një pozitë të lartë që iu drejtoheshin me gishta në shkencën e Ilmu’l-Kelamit, pastaj ky u përcaktua në shkencën e fikhut dhe gjithashtu u drejtua për të studiuar fetvatë nga dijetarët e mëdhenj të cilët ishin në kohën e tij. Në atë kohë Kufeja ishte qendra e fukahave të Irakut. Imam Ebu Hanifja, rahimehullah, lidhur me këtë thotë: Isha në minierat e shkencës dhe fikhut që u ula te ai i cili ishte i thirrur për të, e që përqendrova te juristi më i madh nga juristët e Kufes, e ai ishte Hammad bin Ebi Sulejmani. Imam Ebu Hanifja shkencën e fikhut e mbaroi te ky dhe qëndroi deri në vdekje të tij, e cila vërtetohet se ka qëndruar tetëmbëdhjetë vite. Zuferi transmeton për lidhshmërinë e fortë të Ebu Hanifes me mësuesin e tij Hammadin me ç’rast ka thënë: Atë e shoqërova dhjetë vite, pastaj epshi më nxiti për kërkim udhëheqësi dhe dëshiroja që të largohem nga ai dhe të formojë një hallkë (klasë për mësimdhënie) në vete. Kështu, një ditë dola për në namazin e jacisë dhe unë me vendosmëri që të praktikoj atë që më kishte nxitur epshi, e kur hyra brenda në xhami dhe e pash atë nuk më kënaq shpirti që të largohem nga ai, arrita aty dhe u ula në hallkën e tij. Në atë natë erdhi lajmi se kishte vdekur një i afërmi i tij në Basra, e ai kishte lënë pasuri që nuk kishte tjetër përpos tij që do të trashëgoj atë dhe më urdhëroi që të ulem në vendin e tij. Kurse unë u ula në vendin e tij dhe u përgjigjesha pyetjeve të shtruara dhe ato i shënoja. Kur u kthye mësuesi Hammadi ia prezantova pyetjet të cilat përafërsisht ishin gjashtëdhjetë pyetje. Nga ato në dyzet çështje ishim unanim, ndërsa në njëzet tjera ishte në mospajtim me mua, kështu që në fund vendosa të mos largohem nga ai derisa të vdes dhe nuk u largova gjersa ai vdiq.

 

Imam Ebu Hanifja ishte në moshën dyzet vjet kur vdiq Hammadi dhe pastaj e mori hallkën e tij në dorë. Ai nuk ka qenë i ndarë vetëm te Hammadi në kohën kur mësonte shkencën e fikhut te ai, por ai ka udhëtuar shumë për në Haxhxh, ku në Mekke dhe Medine është takuar me dijetarë nga të cilët shumica e tyre kanë qenë prej tab’inëve (brezi pas sahabëve). Aty ka marrë pjesë në takimet shkencore dhe nga ata ka transmetuar hadithe dhe ua ka treguar fikhun të cilin e ka mësuar nga: Zejd bin Ali bin El-Husejn, Xha’fer Es-Sadik dhe Abdullah bin Hasen Ebu Muhamed En-Nefsu’z-Zekije. Gjithashtu ai shkonte pas tabi’inëve kudo që ishin gjersa edhe thotë: E kam mësuar fikhun e Umerit dhe të Aliut, fikhun e Abdullah bin Mes’udit dhe të Ibn Abbasit prej nxënësve të tyre.

 

Ndërsa kur u pavarësua në mësim pas Hammadit filloi t’ua mësojë nxënësve të tij nga fetvatë që jepte për çështjet e reja të ngjara (jo të ndodhura ose çështjet hipotetike), kështu që për këto çështje aplikonte analogjinë, me çështjet që kishin motiv të njëjtë, të cilat i bënte me mendje (logjik) të mprehtë, të drejtë dhe të shëndoshë gjersa e formoi këtë shkollë të fikhut, por ky me gjithë këtë nuk u distancua nga jeta tregtare dhe se ai kishte një ortak besnik i cili e ndihmonte që të mos merret me punët e tregut dhe ky ka qenë një shembull prej dijetarëve të cilët kanë vepruar edhe në jetën shkencore, por edhe në jetën tregtare.

OPINIONE

INTERVISTA