Biseda Al Thani-Pompeo, në fokus marrëdhëniet Katar-Amerikë

Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Muhammed bin Abdurrahman Al Thani bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Sipas lajmit të agjencisë katarase të lajmeve, QNA, Ministri Al Thani zhvilloi një bisedë telefonike me homologun amerikan, Pompeo.

Në bisedë, së bashku me çështjet rajonale, u shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe temat për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve.

Në lajm nuk u dhanë informacione më të detajuara./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne