Biseda Çavusoglu-Zarif, në fokus tërmeti dhe koronavirusi

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bisedoi në telefon me homologun iranian, Muhammed Cevad Zarif për epideminë e koronavirusit të tipit të ri (Kovid-19) dhe çështjet e tërmetit (që ra të dielën në kufirin Turqi-Iran).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, Zarif i shprehu ngushëllimet Çavushollusë për viktimat e tërmetit në Van, qytet që u ndikua nga tërmeti që goditi qytetin Hoy të Iranit.

Shefat e diplomacisë së dy vendeve shqyrtuan edhe çështjen e Kovid-19.

Nga ana tjetër ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca i telefoni ministrit Çavushollu dhe i shprehu ngushëllimet për viktimat në Van si solidaritetin e Kosovës.

Ndërkaq numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të Kovid-19 në Iran nga 8 është rritur 12 kurse numri i personave të infektuar është 47.

Përkohësisht janë mbyllu portat kufitare tokësore që mundësojnë kalimet ndërmjet Iranit dhe Turqisë si Agri/Gurbulak, Van/Kapikoy, Hakkari/Esendere, Igdir/Dilucu dhe porta kufitare hekurudhore Van/Kapikoy.

Linjat Ajrore Turke morën vendim që të pezullojnë disa fluturime me Iranin deri më 27 shkurt./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne