Biseda Erdoan-Putin: Shkëmbehen mendime për gjendjen në Siri dhe rikonfirmohet koordinimi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bisedoi në telefon me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale, dy liderët, në bisedën ku u prekën edhe marrëdhënieve dypalëshe, shkëmbyen mendime në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri dhe operacionin ‘Dega e Ullirit’ që ka filluar Turqia në Afrin kundër elementeve terroriste.

Presidenti Erdoan bëri të ditur se operacioni në Afrin ka si qëllim pastrimin e rajonit nga PYD/YPG dhe DAESH.

Ky operacion, që synon mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Turqisë, përmban cilësinë e një kontributi të rëndësishëm për unionin politik dhe tërësinë territoriale të Sirisë tha Erdoan duke shtuar se në çështjen e Sirisë i japin rëndësi koordinimit me Rusinë.

Të dy liderët rikonfirmuan vendosmërinë për vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta që hapin rrugën për suksesin dhe zgjidhjen politike të Kongresit të Dialogut Kombëtar të Sirisë, që do të zhvillohet në Soçi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne