Biseda Erdogan-Michel, në fokus zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet Turqi-BE

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) Charles Michel.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Informacionit të Presidencës në bisedën Erdogan-Michel u shqyrtuan zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet Turqi-BE.

Presidenti Erdogan në bisedë u shpreh se Bashkimi Evropian duhet të përmbushë obligimet që i takojnë për të penguar rritjen e tensionit në Mesdheun Lindor dhe Egje nga ana e Greqisë dhe disa vendeve të Unionit.

Ai tha se fjalët dhe hapat provokuese të politikanëve evropianë për çështjet rajonale nuk shërbejnë për zgjidhje dhe shtoi se qëndrimi që do të shfaqë Bashkimi Evropian në Mesdheun Lindor do të jetë një test i sinqeritetit në aspektin e drejtësisë ndërkombëtare dhe paqes rajonale.

Presidenti Erdogan i bëri thirrje tërë institucioneve dhe vendeve anëtare të BE-së që të jenë të drejta, asnjanëse dhe objektive si dhe të sillen me përgjegjësi për temat rajonale duke filluar nga Mesdheu Lindor./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne