Biseda Guler-Milley, në fokus zona e sigurt në Siri

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler) zhvilloi një bisedë telefonike me Shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjeneralarmate Mark Milleyduke shkëmbyer mendime në lidhje me zonën e sigurt, që planifikohet të krijohet në Siri.

Në postimin e bërë në llogarinë në Twitter të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë bëhet e ditur se Gyler e uroi homologun e tij për detyrën e re.

Në bisedë gjithashtu u shkëmbyen mendime në lidhje me zonën e sigurt, që planifikohet të krijohet në lindje të Eufratit në Siri. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne