Bota

Biseda Merkel-Putin, në fokus Siria dhe Ukraina

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike dhe ranë dakord për zhvillimin e procesit politik për qetësimin e konfliktit në Siri.

Zv/zëdhënësi i qeverisë gjermane, Ulrike Demmer në deklaratën e bërë me shkrim, nënvizoi bisedën telefonike të Merkelit dhe Putinit dhe bëri të ditur se në qendër të saj ishte gjendja ndërkombëtare, veçanërisht Siria dhe Ukraina.

Ai tha se në plan të parë dolën krijimi i komitetit kushtetues për Sirinë dhe tërheqja e trupave amerikane nga ky vend.

“U ra dakord për sa i përket ndjekjes me vendosmëri duke e  zhvilluar edhe më shumë procesin politik për qetësimin e konfliktit në Siri” shkruhej në deklaratë.

Demmer bëri të ditur gjithashtu se në lidhje me Ukrainën, Merkel theksoi se pritën me kënaqësi marrëveshjen për armëpushimin në Ukrainë të grupit tresh të kontaktit më 27 dhjetor.