Biseda telefonike Akar-Shoygu, në qendër tensioni në Idlib

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Turke, Hulusi Akar dhe homologu rus, Sergey Shoygu biseduan për zhvillimet e fundit në rajonin Idlib të Sirisë.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, Akar zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Shoygu.

Në bisedë, me në krye zhvillimet e fundit në Idlib dhe masat që do të merren për të reduktuar tensionin në rajon, u shqyrtuan edhe çështjet e sigurisë rajonale.

Në deklaratë u bë e ditur gjithashtu se dy ministrat bënë edhe një vlerësim në kuadër të marrëveshjes që u nënshkrua në muajin shtator të vitit të kaluar në qytetin Soçi të Rusisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne