Biseda telefonike Erdogan-Putin, në fokus ishin ngjarjet e fundit në Idlib

Pas martirizimit të 33 ushtarëve turq në sulmin tradhtar të regjimit të Esadit në rajonin Idlib të Sirisë, u realizua edhe biseda e parë në nivelin më të lartë ndërmjet Turqisë dhe Rusisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov deklaroi se është zhvilluar një bisedë telefonike ndërmjet Presidentit Rexhep Tajip Erdoan dhe Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

Lavrovi bëri të ditur se dy liderët diskutuan se si do të zbatohen marrëveshjet në Idlib.

Kurse në deklaratën e bërë nga Kremlini deklarohet se Erdoani dhe Putini kanë rënë dakord për masa shtesë për normalizimin në Idlib.

Kurse Kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun tha se të dy liderët morën vendim për “tu takuar kokë më kokë sa më parë të jetë e mundur”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne