Bota

Bisedë telefonike e Putin me emirin e Katarit

Presidenti i Rusisë zhvilloi një bisedë telefonike me emirin e Katarit ku foli mbi rëndësinë e përpjekjeve politike dhe diplomatike për zgjidhjen e krizës së krijuar mes vendeve arabe.

Vladimir Putin, në bisedën e tij telefonike me Tamim Bin Hamd Al Thani, emir i Katarit, diskutoi mbi krizën e krijuar mes këtij vendi dhe Arabisë Saudite së bashku me disa aleate të saj dhe kërkoi zgjidhjen e krizës dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe gjendjes në rajonin e Gjirit Persik. Të dy palët gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin mes Rusisë dhe Katarit dhe zbatimin e disa projekteve për investime kryesisht në fushën e energjisë. Arabia Saudite, Emiratet, Egjipti dhe Bahrejni prej 5 qershorit kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin. Këto katër vende kanë akuzuar Katarin se nuk mbështet rrjedhën arabe dhe mbështet grupet terroriste./ PT

OPINIONE

INTERVISTA