Bisedë telefonike Erdogan-Abdullah II, në fokus situata në Jordani dhe rajon

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi të shtunën një bisedë telefonike me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II.

Biseda telefonike u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Jordani, situatën në këtë vend mik dhe në çështjet rajonale.

Erdogani theksoi se Turqia i kushton rëndësi të madhe unitetit, solidaritetit dhe mirëqenies ekonomike të Jordanisë.

Ai gjithashtu i uroi suksese në detyrën e tij të re Kryeministrit jordanez, Omar al-Razzaz.

Dy liderët rikonfirmuan vullnetin e tyre të fortë për t’u përpjekur deri në fund për mbrojtjen e statusit të Jerusalemit, si dhe përcollën mesazhin se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Turqisë dhe Jordanisë do të fuqizohen edhe më shumë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne