Bisedë telefonike Erdogan-Putin, në fokus zhvillimet në Idlib të Sirisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi të enjten në mbrëmje një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës bëri të ditur me një komunikatë të shkruar se Erdogani, në këtë bisedë telefonike, ka theksuar nevojën imediate për të parandaluar humbjet e më tepër jetëve në sulmet e regjimit sirian në jug të Idlibit, të cilat kanë në shënjestër kryesisht civilët, si dhe eliminimin e rrezikut në rritje të emigracionit drejt kufijve të Turqisë.

“Presidenti ynë ka vënë theksin mbi domosdoshmërinë e garantimit të armëpushimit në Idlib sa më parë dhe rifokusimit në procesin e zgjidhjes politike menjëherë në vijim. Duke nënvizuar se marrëdhëniet bilaterale po avancojnë me një agjendë pozitive, Presidenti Erdogan ka thënë se gjatë takimit që do të ketë me z. Putin në qershor, në kuadër të Samitit të G20-s në Japoni, do të gjejnë shansin për të vlerësuar rezultatet e punës”, shkruhet në komunikatën e Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne