Bisedë telefonike Erdogan-Von der Leyen, në fokus marrëdhëniet Turqi-BE dhe refugjatët

Kërkesa për bisedë telefonike erdhi nga Von der Leyen, në ditën e parë të detyrës së saj të re.

Gjatë kësaj bisede palët shkëmbyen mendimet për procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian, dhënien e mbështetjes për refugjatët sirianë të strehuar në Turqi në kuadër të marrëveshjes së 18 marsit ndërmjet Turqisë dhe BE-së, si dhe për rikthimin vullnetar, të sigurt dhe të ndershëm të sirianëve në zonën e sigurt të formuar në veri të Sirisë nga Turqia./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne