Bisedimet Putin-Erdogan për një vrull të mëtejshëm në marrëdhëniet Ruso-Turke

Bashkëpunimi ushtarak dhe politik, çështja kurde, kriza siriane dhe çështje të tjera të rëndësishme priten të mbizotërojnë në agjendën e bisedimeve midis presidentit Rus Vladimir Putin dhe homologut të tij Turk Rexhep Tajip Erdogan, ditën e sotme në Ankara, sipas ekspertëve.

Herët këtë javë, shtypi i Kremlinit tha në një deklaratë se gjatë takimit të tyre në Ankara, Putin dhe Erdogan do të vazhdojnë të shkëmbejnë pikëpamjet mbi agjendat rajonale dypalëshe.

Sputnik iu drejtua ekspertëve për të diskutuar gjendjen aktuale të marrëdhënieve Ruso-Turke dhe rezultatin e mundshëm të bisedimeve të ardhshme mes dy udhëheqësve.

Sipas Ahmet Berat Çonkarit, një ligjvënësi turk nga Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) dhe bashkëkryetari i Forumit Publik Rusi-Turqi, bisedimet do të kontribuojnë në zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh mbi një sërë çështjesh.

“Kjo vizitë është sinjal i dinamikës pozitive në marrëdhëniet dypalëshe. Udhëheqësit e të dy vendeve janë përfshirë në një shkëmbim mendimesh dhe konsultimesh të përbashkëta. E rëndësishmja është se Moska dhe Ankaraja kanë thelluar bashkëpunimin e tyre, duke përfshirë stabilitetin rajonal dhe situatën në Siri dhe Irak “, tha Çonkar për Sputnik.

Sa i përket axhendës së mundshme të takimit, ligjvënësi turk sugjeroi që Putin dhe Erdogan ka të ngjarë të diskutojnë për bashkëpunim më të ngushtë bilateral midis Rusisë dhe Turqisë mbi çështjet më të rëndësishme ndërkombëtare, duke përfshirë përshkallëzimin e situates në gadishullin Korean, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe krizën Rohingya në Mianmar.

Bashkëpunimi Ushtarak dhe Politik, Marrëveshja S-400

Takimi është një mundësi për të cuar marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri, sipas Volkan Özdemir, drejtor i Institutit për Tregjet dhe Politikat e Energjisë (EPPEN).

Eksperti sugjeroi se bisedimet do të përqëndrohen në komponentët ushtarakë dhe politikë të lidhjeve Moskë-Ankara që janë zgjeruar së fundmi.

“Që nga gushti i vitit 2016, Rusia dhe Turqia kanë zhvilluar në mënyrë aktive bashkëpunimin ushtarak dhe politik, kryesisht për krizën siriane. Në atë kohë, u vendosën bazat për një marrëveshje të rëndësishme ushtarake dhe politike të ardhshme. Që atëherë, ky bashkëpunim ka qenë pozitiv për Sirinë. Për më tepër, Moska dhe Ankaraja kanë nënshkruar një marrëveshje për sistemin e mbrojtjes raketore S-400. Ka pasur gjithashtu disa marrëveshje të rëndësishme rajonale midis Rusisë, Turqisë, Iranit dhe Irakut, “tha Özdemir.

Eksperti gjithashtu tha se bisedimet mund të krijojnë themele për një transformim të bashkëpunimit aktual në formën e një “aleance ndërmjet Moskës dhe Ankarasë”.

Prof. Natalia Ulchenko, një eksperte e lartë në Institutin për Studime Lindore në Akademinë Ruse të Shkencave, vuri në dukje se pavarësisht dallimeve të mbetura, marrëdhëniet Rusi-Turqi kanë parë përparim të rëndësishëm gjatë vitit që shkoi.

“Dinamikat kanë qenë pozitive, dhe me sa duket, Moska dhe Ankara janë gati të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të bëjnë koncesione, për shembull, S-400 ishte dicka e papritur duke marrë parasysh faktin se Turqia është e integruar me standardet ushtarake të NATO-s. një tjetër provë se një kompromis është gjithmonë i mundur, “tha Ulchenko.

Duke komentuar më tej, ajo gjithashtu sugjeroi se gjatë bisedimeve të tyre, Putin dhe Erdogan kanë gjasa të diskutojnë problemin kurd, një çështje që kërkon dialog midis Moskës dhe Ankarasë.

“Do të shohim se si do duket ky dialog dhe çfarë rezultatesh do të prodhojë. Ndoshta ka disa pika për bashkëpunim,” shtoi ajo.

Nga ana tjetër, ligjvënësi rus Dmitri Saveliev, zëvendës koordinator i Grupit të Miqësisë Parlamentare Rusi-Turqi, komentoi se Rusia dhe Turqia janë aktualisht duke zhvilluar në mënyrë aktive lidhje politike dhe ka nevojë për një aleancë midis Moskës dhe Ankarasë.

“Turqia është një lojtar shumë i rëndësishëm në arenën politike. Ndërkohë, një bllok i madh kontinental euroaziatik po merr formë dhe të dyja si Rusia dhe Turqia janë pjesë e trendit. Kjo do të thotë përparësi serioze në planin afatgjatë,” tha Saveliev./ Gaeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne