Bitcoin shënoi rritje në mbi 7 mijë dollarë

Monedha digjitale “Bitcoin” për herë të parë në historinë e saj shënoi rritje mbi 7 mijë dollarë dhe kështu arriti në rekordin e ri.

Dje vlera e Bitcoin-it ishte 6 mijë e 783 dollarë, ndërsa sot shënoi rritje me 9,7% dhe doli në 7 mijë e 445 dollarë me çrast arriti rekordin e të gjitha kohërave.

Kështu vlera e Bitcoin-it tani është rritur 21 për qind që nga fillimi i kësaj jave dhe 665 për qind prej fillimit të vitit.

U deshën vetëm 13 ditë që Bitcoin të arrinte pragun prej 7 mijë dollarë dhe 8 ditë që nga 5 mijë dollarë të rritej në mbi 6 mijë dollarë.

Ngjitja e shpejtë vjen pasi CME Group njoftoi të martën se do të fillojë të ofrojë kontrata me Bitcoin para përfundimit të këtij viti.

Në deklaratën e bërë nga kjo kompani thuhet se planifikohet që në çerekun e katërt të këtij viti të fillohet me transakcione me Bitcoin dhe se për këtë janë duke pritur miratimin e institucioneve përkatëse.

Bitcoin është një formë e monedhës digjitale e krijuar dhe mbajtur në mënyrë elektronike. Është decentralizuar, pa një administrator qendror dhe aktualisht nuk është i listuar në asnjë nga shkëmbimet kryesore të botës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne