Biznes Albania: Gjendja e biznesit shumë e vështirë. Qeveria të rishikojë marrëveshjen me bankat, të mos hezitojnë të japin kredi për pagat!

Biznes Albania përmes një deklarate për shtyp thotë se po ndjek me vëmendje situatën dhe gjendjen e bizneseve në vend të krijaur prej pandemisë së COVID 19. Pavarësisht masave dhe paketave të qeverisë, Biznes Albania konstaton se gjendja e biznesit në vend është shuëm e vështirë.

Nisur nga kjo, Biznes Albania I kërkon qeverisë të rishikojë edhe njëherë marrëveshjen e saj me bankat në lidhje me kreditë, pasi ashtu sic është tani, kjo marrëveshje ia kalon të gjithë riskun bankave,. Kjo ka bërë që nbankat të kenë hezitim dhe të mos japin kredi.

Po aashtu, kërkohet të shihet mundësia e shtyrjes së pagesës së principalit të kredive për një vit si dhe të rishikohet mundeësia për një garanci të dytë sovrane si dhe ndihma të tjera.

DEKLARATA PËR SHTYP E BIZNES ALBANIA
-Biznes Albania po ndjek me vemendje dhe shqetesim te madh situaten e ndermarrjeve dhe gjendjen e ekonomise!
– Pershendesim te gjitha perpjekjet dhe masat e marra per te kombinuar ruajtjen e shendetit te popullates me hapjen graduale te ekonomise!
– Mbeshtesim pepjekjet per hartimin e protokolleve per hapjen e biznesit, me qellim ruajtjen e shendetit te punonjesve dhe popullates!
– Por Biznes Albania me keqardhje dhe shqetesim konstaton se shume ndermarrje vazhdojne te jene te mbyllura, ne pamundesi te nisin aktivitetin dhe mjafte punonjes kane nderprere marrdheniet e punes dhe gjendja e biznesit eshte shume e veshtire !

– Biznes Albania konstaton se vendimet te paketes se pare dhe asaj te zgjeruar nuk po gjejne ende zbatim !
– Biznes Albania konstaton se ka paqertesi dhe hezitim nga sistemi bankar per dhenien e kredive per pagat e punonjesve, pasi protokolli i hartuar midis qeverise dhe bankave ja kalon te gjithe riskun dhe pergjegjesine bankave! Ku eshte roli i shtetit?
-Biznes Albania i kerkon Qeverise te rishikoj marrveshjen me banken ……duke marre me shume pergjegjesi,…. me qellim qe bankat …………..te mos hezitojne ne dhenien e kredise per pagat!
⁃ Biznes Albania duke pare efektin ndihmues te shtyrjes se kredive per tre muaj .. dhe duke vleresuar situaten e veshtire te mjaft ndermarrjeve…… i kerkon Qeverise dhe Bankes se Shqiperise qe te mundesoj shtyrjen e pageses se principalit te kredive për per nje vite…. per te gjitha ndermarrjet e prekura nga Covid 19!
– Biznes Albania i bene thirrje Qeverise qe te vihet ne levizje garancia e dyte sovrane .. me qellim qe hapja graduale e ekonomise te shoqerohet me dhenie kredi per bizneset qe rinisin punen!
-Biznes Albania keshillon qeverine qe protokollet e hapjes se bizneseve te behen ne konsultim me shoqatat e biznesit dhe me tendence lehtesimi dhe me pak kosto per sipermarrjen!
⁃ Biznes Albania i bene thirrje Qeverise , ….qe te mos e konsideroj te mbyllur ndihmen dhe kontributin per ekonomine vetem me dy garancite sovrane, .. por te mendoj per te ndihmuar ndermarrjet me likujditete e kredi te shpejta me terma te buta dhe me afate te gjata kohore per shlyerje!
⁃ Biznes Albania beson tek aftesite e sipermarrjes shqiptare, …qe me nje mbeshtetje akoma me te madhe te qeverise…te fillojme te nisim pune dhe te ngreme ekonomine shqiptare!
⁃ BIZNES ALBANIA
⁃ Luan Bregasi/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne