Biznesi ‘hallall’ shënon rritje rekord në botë

nga Shafik Mandhai dhe Ayseba Umutlu.

Kur Kerim Ture bëri porosine e parë për një seri veshjesh me mëngë të gjata që mund të visheshin nga gratë muslimane, prodhuesi i tyre kërkoi parapagim, me sa duket ishte i bindur se shitjet do të dështonin dhe Kerim Ture nuk do të ishte në gjendje t’i paguante ato.

Sipërmarrësi turk shumë shpejt vërtetoi se skepticizmi i tyre ishte i pabazë duke u kthyer më vonë me nje porosi të re pasi kishte shitur porosine e parë.

Sot faqja e Tures, Modanisa e themeluar për të shitur produktet tërheq 100 milionë vizitorë në vit me konsumatorë nga 120 vende, dhe nuk ka probleme nga prodhuesit e tij.

“Modanisa tani ka 300 furnizues dhe 30 stilistë, dhe është bërë një platformë për qindra furnizues nga e gjithë bota që duan të shesin prodhimet e tyre në këtë faqe”, tha një zëdhënëse e kompanisë për Al Jazeeran.

Megjithatë, historia e Tures nuk ka të bëjë vetëm me suksesin e kompanisë dhe me arritjet financiare.

Që nga themelimi i Modanisas në vitin 2011, Ture donte t’u ofronte grave muslimane më shumë mundësi zgjedhje për veshjet e tyre “modeste” islame, me qëllimin që të mos u mungonte asgjë.

“Për arsye se gratë muslimane dëshironin të mbuloheshin pak më shumë, bota nuk u kushtoi rëndësi dhe ato duhej që të vuanin në veshjen e të njëjtave rroba,” i tha Ture audiencës në një bisedë TEDx në Bullgari në muajin maj, duke shtuar: “Menduam se ishte e padrejtë

“Veshja është më tepër se një pëlhurë që vendosni në trupin tuaj, është më shumë se kjo, është pjesë e shprehjes suaj dhe pjesë e identitetit tuaj”.

Modanisa është një pjesë e vogël e sektorit të larmishëm dhe të zgjeruar hallall, i cili sipas hulumtimit të fondacionit Thomson Reuters vlerësohet me vlerën 3.7 trilionë dollarë deri në vitin 2019.

Termi ‘hallall’ në gjuhë arabe thjesht do të thotë dicka e lejuar, prandaj si term mund të aplikohet për çdo produkt apo shërbim i cili nuk e shkel ligjin islam dhe normat shoqërore.

Industria hallall nuk bie ndesh me urdhërimet islame dhe është një përpjekje e ndërgjegjshme për të përshtatur kërkesat e konsumatorëve muslimanë.

Industritë e përfshira ne sektorin Hallall janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga bankat që ofrojnë shërbime që shmangin interesin deri tek shitja e llakut të thonjve që lejon një përdorues të marrë abdes pa e hequr përpara faljes.

Industritë e tjera të mëdha përfshijnë sektorin ushqimor hallall, veshjen dhe turizmin.

Tendenca vihet re në mesin e komuniteteve myslimane në vendet perëndimore si Britania e Madhe ku markat ndërkombëtare të tilla si KFC dhe Subway ofrojnë menutë hallall. Dyqanet e rrobave të tilla si H & M dhe Marks dhe Spencer kanë linjat e tyre të veshjeve vetëm për gratë muslimane, supermarketet kanë seksionet e ushqimit hallall ndersa bankat kryesore ofrojnë sherbime financiare sipas sistemit islam.

Dr. Jamal Ahmed nga Universiteti i Cardiffit shpjegon se konsumi i produkteve “hallall” lidhet me çështjet e identitetit si dhe me angazhimin ndaj rregullave islame. “Studimet akademike kanë treguar vazhdimisht se pakicat etnike në përgjithësi dhe muslimanët në veçanti ndjehen më fort të lidhur me identitetet e tyre sesa njerëzit e tjerë në vendet e origjinës,” tha Ahmed.

“Prandaj myslimanët kërkojnë të ankorohen tek identiteti i tyre dhe duan të tregojnë se kush janë ata.”Konsumimi hallall, qoftë ushqim, veshje, udhëtim ose financë islame, u jep atyre ndjenjën e identitetit, por edhe një ndjenjën e stabilitetit dhe lirisë.” Megjithatë, kur një konsumator individual kryen përmbushjen e një detyrimi fetar ose vepron dicka që afirmon identitetin, qeveritë shohin potencialin e rritjes fiskale.

Ekspozitat e fundit të bizneseve hallall në Japoni dhe Turqi u shtynë nga qeveritë e këtyre vendeve.Në vitin 2013, ish-kryeministri britanik David Cameron deklaroi synimin e tij për të bërë Londrën një nga kryeqytetet më të mëdha të financave islame, dhe njoftoi se çështja e bonove të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar do vendosej në përputhje me ligjin islam, duke u bërë i pari shtet jo-mysliman që vepronte kështu.

Nuk është vetëm industria financiare ku vendet jomuslimane po marrin rolin udhëheqës në rritjen e sektorit hallall.Muslimanët e Brazilit megjithëse përbëjnë një pjesë të vogël të popullsisë të tij prej 207 milion banorësh, vendi sot është eksportuesi kryesor i mishit hallall me një industri që kapi vlerën prej afërsisht 6 biljon dollaresh në vitin 2015. Edhe Zelanda e Re është gjithashtu një eksportues kryesor i mishit hallall pavarësisht nga popullsia relativisht e vogël muslimane, me shitjet që kapin vlerën e 576 milion dollarëve.

Industria e mishit hallall është një gjë e mirë, megjithatë ka ende pyetje nëse therja kafshëve plotëson kushtet e etikës islame. Një shembull tjetër është Nike’Pro-Hixhab” e cila u zgjodh si një nga shpikjet më të mira të vitit 2017 nga revista Timen por që pati ndikim të paperfillshëm në jetën e grave muslimane. Pas shumë pretendimeve për praktikat abuzuese gjatë punës në fabrikat e saj, është e drejtë të pyesim se me sa “etikë islame” janë prodhuar produktet që u serviren muslimanëve.Një qasje e vërtetë islame ndaj biznesit, prodhimit dhe ruajtjes kërkon një qasje më të fortë e cila të përfshijë edhe qeveritë dhe organizatat ndërkombetare./aljazeera/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne