Biznesi i vogël ul qepenat, tregtarët: Po na pinë gjakun! Edi Rama maskara, qelbaniku na dha fjalën!

Në tregjet e Tiranës, biznesi i vogël ka ulur qepenat në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për ta përfshirë në skemën e TVSH-së.

Në tregun tek Medreseja, tregtarët thanë për Neës24 se duhet të ishin organizuar më parë kundër taksës së re, por deri tani ka munguar organizimi mes tyre.

“50 mijë lekë në muaj i do ekonomisti, 800 lekë çdo muaj e do blloku i faturës tatimore, duhen para për koalidimin e kasës një herë në vit, taksa të tjera po ashtu, po shkojmë drejt falimentit” u shpreh një tregtare tek Medreseja në Tiranë.

“Po na pinë gjakun. Asgjë nuk po formalizohet. Po shkojmë drejt falimentit. Ne vetëm nxjerrim lekë, nxjerrim lekë, deri sa tani do falimentojmë fare” u shpreh një tjetër.

“Duhet t’i kishim mbyllur qepenat me kohë, jemi të vonuar, taksat janë shtuar. Ka dy vite që nuk blen më njeri. Muajt e fundit kemi dalë me humbje” u shpreh një tjetër në intervistat për Neës24.
Thirrjes së opozitës në bashkërendim me biznesin e vogël iu janë përgjigjur tregtarë në të gjithë Shqipërinë që kanë ulur qepenat në protestë kundër qeverisë.

Të irrituar kanë qenë edhe tregtarët e Durrësit. Një grua tregoi në Neës24 se Edi Rama ishte ardhur në fushatë në këtë treg dhe i kishte thënë tregtarëve se nuk do të paguajnë TVSH.

“Përse i bën kto pislliqe ai? Ne vujmë për çapën e bukës! Ku është ai Edi Tama të thotë për ca ju premtova, apo sot që zuni karrigen i ka harru. Si veri, si jug duhet ta përmbysi kët maskara. Kemi parë taksa, po kurrë në kët pikë.

Të ngrihet veriu dhe jugu? Ku do shkojmë të hamë ne? Edi Rama ta mbajë fjalën ai maskara atje ku është, ai qelbanik!” u shpreh e irrituar tregtarja në lidhje direkte në News24.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne