Blasfemia e islamofobit Fan Noli – Muhamedi ne Vepren 4

Kliti Kote *

Nisur nga nje postim viral ne rrjetet sociale ku prifti me origjine greke dhe i lindur ne Turqi, Theofanis Stylianos Mavromatis shfaqet sikur paska thurrur lavde per profetin Muhamed ne nje prej shkrimeve te tij, me shtyu qe ta studioj me shume kete figure dhe konkretisht kete ese e cila titullohet ”Muhameti”. Konkretisht pjesa e bere virale per profetin e madh, e shkeputur nga Vepra 4 eshte kjo:

-Sidoqofte, nje varg reformash, mund t’i atribohen drejtpersedrejti Muhametit. Keto jane: Monoteizmi, zhdukja e idhujtarise, heqja e flijeve njerezore, heqja e vrasjes se femijeve, heqja e feudeve fisnore, heqja e kastave shoqerore ne gjirin e Islamit, ndalimi i pijeve alkoolike, kufizimi dhe rregullimi i poligamise, reforma ne te mire te grave dhe te klasave te uleta, trajtimi njerezor i skelleverve joislamike, vllazerimi i pergjithshem brendaperbrenda Islamit pa dallim race dhe ngjyre.

Me kete pjese te shkeputur rishatazi per te genjyer masat, tregohet sikur Fan Noli paska vleresuar maksimalisht Islamin dhe profetin Muhamed. Megjithate nese e lexojme te gjithe esene atehere do te kuptojme se eshte totalisht e kunderta dhe se kjo pjese eshte shkruar me tendence negative. Eseja ”Muhameti” nis qysh ne fillim me nje sulm kunder Islamit, ku Kurani dhe Hadithi trajtohen si burimet kryesore te jetes dhe veprimtarise se profetit Muhamed e se keto nuk jane gje tjeter vecse disa gojedhena te dymishta, pa baza te forta. Noli gjithashtu teksa flet per hadithet e Buhariut ose sic i quan ai ”El Bohari”, i tregon ato si legjenda te dyshimta, te cilat gjysma jane hedhur poshte, ndersa gjysma si pak a shume autentike dhe te nje vlere te ulet per ate cfare tregojne.

Origjinen dhe shpalljen e Kuranit te shenjte Noli e barazon me ate te hadithit. Me nje injorance dhe idiotesi proverbiale Noli tregon se Kuranin e pare e shkroi Kalif Ebu Bekri dhe Umeri, por me vone keto versione nuk u pranuan nga kalifi umajad Otman, i cili duke djegur versionin e te siperpermendurve, urdheroi te krijohej nje version totalisht i ri i Kuranit i cili do te shkonte per shtat me epshet dhe deshirat e tij. Kete deklarata te Nolit jane te paverteta, sepse si ne versionin sunni te Islamit, ashtu edhe ne ate shiit, eshte e qartesuar se me Kuranin nuk ka ndodhur nje transformim i tille. Ne rastin sunni i pari kompilues i Kuranit ishte Zejd Ibn Thabiti, i cili me ndihmen dhe sugjerimin e Ebu Bekrit dhe Umerit, mblodhi te gjitha shkrimet e Kuranit ne nje liber te vetem. Ndersa ne rastin shiit ishte imam Aliu ai i cili bashkoi shkrimet kuranore ne nje version unik e te plote. Keto fakte i deshmojne edhe doreshkrimet e vjetra Kuranore prej karboni, te cilat ndodhen ne Universitetin e Birminghamit e qe datojne ne periudhen 568-645 pas Krishtit. Te tilla deshmi te tjera shkencore kemi edhe ne Universitetin e Tubingenit ne Gjermani, ku shkrime kuranore prej karboni datojne ne periudhen 625-673 pas Krishtit. Keto fakte hedhin poshte teorite blasfemike te grekut Theofanos, i cili me islamofobi te shfrenuar kalon cdo kufi. Me mite dhe legjenda te krijuara nga qarqe anti-islamike, te cilat per me shume nuk bazohen ne dokumenta shkencore historike, Noli pretendon ta tregoje Kuranin si nje liber te krijuar e ndryshuar, per interesat, politikat dhe epshet personale te disa njerezve.

Ajo cfare shkruan dhe citon Noli nuk eshte gje tjeter vecse nje plagjiature e legjendave orientaliste. Umajadet historikisht dhe fetarisht nuk kane asnje lidhje me shkrimin apo transformimin e Kuranit.

Fan Noli tregon si fakt te vetem kryesor per shpifjet ndaj Kuranit, lidhjen e umajadeve me Ebu Sufjanin dhe gruan e tij, pra si pasardhes te tyre dhe ne te njejten kohe edhe si njerez te cilet historikisht kane qene armiq te Muhamedit. Duke u nisur nga kjo ai shpif e thote se pasardhesit e Ebu Sufjanit nga urrejtja per profetin Muhamed, dogjen dhe rikrijuan Kuranin sic deshen vete. Ne kete kontekst ai ilustron edhe betejen e Uhudit ku sipas tij, gruaja kanibale e Ebu Sufjanit, hengri ne shesh-beteje melcine e ungjit te Muhamedit, Hamzait. Kjo eshte e vertete, ama Noli nuk tregon sesi gruaja e Ebu Sufjanit bashke me te shoqin u konvertuan ne muslimane. Nuk tregon se pse ne hadithe Ebu Sufjani dhe familja e tij tregohen kaq negative nderkohe qe keto hadithe jane shkruar pikerisht nga umajadet e Ebu Sufjanit.

Noli i cili eshte injorant mbi Islamin, revelaten hyjnore te Kuranit dhe zbritjen e tij si nje liber i memorizuar nga besimtaret dhe qe me pas u shtyp ne liber nga Dishepujt e Profetit Muhamed – ashtu sikur edhe Ungjilli u shkruar nga Marku, Mateu, Luka dhe Gjoni – shpif e genjen ashtu sikur ka shpifur qe kur hyri ne ortodoksi dhe shqiptari, nga nje protestant dhe grek qe ai ka qene. Nese Kuranin e hadithet do t’i kishin shkruar umajadet e Ebu Sufjanit, atehere ne hadithe nuk do te gjenim levdata per ”dishepujt” e profetit Muhamed, sic ishin Ebu Bekri apo Umeri, te cilet vleresohen si dy nga njerezit me besnik, besimtaret e pare dhe me te mire te Islamit. Perkundrazi ata do te trajtoheshin si armiq te Islamit dhe se njeriu me i madh pas profetit do te ishte Ebu Sufjani ne kete kontekst.

Fan Noli, ka patur nje mllef te madh kunder muslimaneve shqiptare sikur Ahmed Zogu etj dhe kete mllef e ka hedhur edhe kunder Islamit. Ne esene ne fjale ai thote se Kurani eshte nje liber plot kontradita dhe ide te cilat bien ndesh njera me tjetren, nderkohe qe eshte totalisht e kunderta. Kurani eshte nje liber ne te cilin gjen fakte shkencore, te cilat shkenca i ka vertetuar vetem vitet e fundit. Ne Kuran gjendet e drejta familjare, e drejta civile, e drejta penale, historia e fese dhe profeteve, psikologjia, sociologjia etj. Pra Kurani eshte nje rregullator perfekt, nje kushtetute e persosur normash dhe ligjesh jetesore, te cilat te udhezojne vetem ne paqje, drejtesi dhe dashuri. Ne kohet e erreta te Evropes, kur te krishteret i trajtonin grate si lope dhe ortodokset e katoliket nuk i jepnin pasuri, Kurani dhe Islami gruan e trajtonte si qytetare me te drejta te plota.

Ne esene e tij Fan Noli genjen e thote edhe kete:

-Duke pasur Medinen si baze, Muhamedi paralizoi tregtine e Mekes me sulme te guximshme kunder karvaneve te saj dhe i detyroi keshtu aristokratet e Mekes me ane te urise qe t’i nenshtrohen dhe te pranojne Islamin.

Sipas Nolit te le te kuptosh qe njerezit e pranuan Islamin me dhune e uri per shkak te skamjes se madhe qe kishte pushtuar Meken. Ne fakt kjo eshte dicka e pavertete. Meka ne ate kohe kishte mardhenie te shkelqyera tregtare dhe ekonomike me te gjithe Arabine. Meka ishte nje vend sic eshte Shqiperia sot, ku oligarket, pra aristokratet ishin te pasur, te fuqishem dhe jo te uritur. Eshte e vertete qe Medina mund te kete ndikuar pak ne ekonomine mekase, por eshte nje turp i madh te thuash ate cfare Noli citon mesiper. Arabia ishte me e madhe se Meka dhe Medina, eshte idiotesi te thuash keto qe Noli thote, pavarsisht se ne rrafshin islamofobik mund te merren si te mireqena, perseri edhe nese i krahason me politikat aktuale te embargos amerikane kundrejt vendeve si Turqia dhe Irani, serisht nuk dalin llogarite.

Nuk kemi pare qe Turqia apo Irani t’i nenshtrohen totalisht politikes amerikane dhe te konvertohen ne protestante pse Amerika i ka vendosur keto vende nen embargo dhe i demton forte ekonomikisht.

Nje tjeter mashtrim i madh i Fan Nolit eshte ky:

-Islami ishte levizje shoqerore e klasve te uleta te Mekes, dhe ishte ne fillim nje sekt cifuto-kristian; Testamenti i vjeter dhe ai i ri shpallen ne Kuran si libra te shenjte te Islamit; Jerusalemi ishte qyteti i shenjte i Islamit dhe i tille mbeti gjer sot, krahas Mekes se Omajadeve; Muhameti e mbante veten po aq pasardhes te profeteve te Testamentit te vjeter, sa edhe Paraklet* te paralajmeruar nga Jezui ne ungjillin e Shen Joanit, dhe ka shume te ngjare qe ai jetoi e vdiq me nje lutje cifuto-kristiane ne goje i drejtuar nga Jeruzalemi dhe jo nga Meka; kjo e fundit u be qytet i shenjte vetem pas vdekjes se tij, ne kohen e kalifeve Omajade; Jesui dhe shen Meria peshkruhen ne Kuran pothuajse ne nje menyre ortodokse, me perjashtim te disa tipareve heretike, qe mund te shpjegohen lehte si korrigjime te menvonshme te cilat u bene kur Islami u be nje fe e pavarur. Pjeset me te mira te Kuranit jane thjeshte variacione te ungjijve dhe te Testamentit te vjeter, vecanerisht ato qe kane te bejne me te varfrit e te shtypurit.

Ne fakt per kete pjese Noli ka te drejte vetem nese e kthejme ne te kunderten e asaj qe thote.

Pra nese Krishterimi eshte nje sekt i Islamit, i devijuar nder vite dhe shekuj. Ndoshta protestanti Noli nuk e ka ditur por nese lexojme Biblen apo Ungjillin do te gjejme shume kontradita reale.

Mjafton te jap disa referenca per keto legjenda biblike:

-Leopardi me shtate koke (Zbulesa 13:1-2)

-Ngrenia e jashteqitjes dhe pirja e urines (2 Mbretërve 18:27 dhe Isaia 36:12)

-Te hash buke me jashteqitje (Malakia 2:3)

-Samsoni kryen mardhenie seksuale me laviren ne Gaza (Gjyqtarët 16:1)

-Davidi plak fle me virgjereshen e re (1 Mbretërit 1:1-3)

-Keshilla per te pire alkool dhe per tu bere pijanec (Fjalët e urta 31:6-7, 1 Timoteu 5:23)

Cilido qe ka nje Bibel prane, mjafton te kerkoje keto referenca dhe do te shohe se cfare eshte nje kontradite reale dhe nje kontradite fiktive nga keto qe shpif Noli ne vepren e tij. Nuk eshte aspak e vertete qe ungjijte per te cilet flet Noli trajtohen si libra te shenjte ne Kuran. Ajo cfare eshte e vertete ne aspektin Kuranor dhe Islamik, eshte se Allahu perpara se te zbriste Kuranin ne toke ka zbritur Ungjillin dhe Teuratin, por me kalimin e kohes keta libra u transformuan, u ndryshuan, u devijuan dhe per te korrigjuar ligjin hyjnor Allahu, Krijuesi i Botes, zbriti dhe shpalli Kuranin, nje liber hyjnor, perfekt dhe pa asnje te mete.

Me siguri greku Mavromatis, ose nuk e ka lexuar ndonjehere Kuranin dhe e njeh vetem me te degjuar, ose e ka lexuar dhe nuk ka gjetur asgje te shtrember pervec urrejtjes se tij. E them kete sepse ky i fundit nuk ka cituar asnje fraze Kuranore me te cilen mund t’i deshmoje lexuesit se Kurani eshte thjeshte nje pacavure e shtremberuar dhe e transformuar sic e trajton ai. Kurani nuk eshte aspak nje kopje e ungjillit, sepse Kurani ndalon pirjen e alkoolit, ndalon kurverine, ndalon ngrenien e mishit me te rrezikshem ne bote, ate te derrit, na tregon se baza e jetes eshte uji, na tregon relativitetin, gravitetin, na tregon sesi duhet respektuar prindi dhe familja, na tregon sesi drita eshte absolute dhe gjithcka tjeter relative. Pra shume mrekulli dhe dije te cilat nuk i gjen ne ungjijte e Nolit – te cilat jane nje narracion historik i deformuar i historise se Jezu Krishtit. Kurani eshte liber qe flet ne veten e pare – Allahu i flet njerezimit – dhe i thote njeriut qe te mos i bindet askujt por vetem Allahut, Zotit te Universit. Ndersa ungjijte romake te Bibles jane ne veten e trete. Marku, Mateu, Gjoni dhe Luka tregojne histori te Jezu Krishtit dhe i mesojne te krishteret qe ti binden Romes.

Jam dakort qe ne Bibel mund te gjejme nje 40% te Kuranit ama kjo nuk tregon ate cfare thote Noli. Bibla e krishtere eshte nje liber i devijuar nder shekuj dhe nderkohe qe feja, libri i Zotit ishte shkaterruar dhe devijuar, lindi nevoja per te derguar nje liber te ri, nje profeci te re, te fundit e cila do te vendoste vulen e profecive ne toke dhe ky eshte Islami e Kurani.

Ne Ungjill denohet idhujtaria, Jezusi tregon se vetem Ati di gjithcka, pra ai eshte i vetmi Zot i kesaj bote, por nga ana tjeter te krishteret bejne idhujtari dhe Jezusin e trajtojne si Zot dhe bir te Zotit. Jo me kot ndodh ky fenomen, sepse Bibla apo Ungjilli eshte i mbushur plot me kontradita te cilat bien ndesh njera me tjetren. Ne Bibel flitet edhe per paraklitin i cili eshte ngushelluesi qe do te pasoje Jezusin, pra Muhamedi.

Ne Bibel flitet edhe per Beken e Abrahamit ose sic e njohin muslimanet Meken e profetit Ibrahim. Keto jo vetem Noli, por asnje i krishtere nuk i pranon, sepse ne te kundert i gjithe Krishterimi bie dhe kthehet ne Islam.

Ndryshe nga te krishteret, te cilet termin ”i krishtere” dhe ”Krishterim” nuk e kane ne asnje pjese biblike si urdherese nga Perendia, muslimanet emrin e tyre dhe emrin e fese se tyre e kane autentik te urdheruar ne Kuran nga Allahu, Perendia, Zoti, Krijuesi i gjithckaje. Nese e shohim ne kete prizem ne dallojme fare qarte se cili eshte sekt i njerit apo tjetrit. Kuptohet fare qarte se cila fe eshte krijim njerezor dhe cila krijim unik hyjnor. Islami ishte e verteta e humbur, e cila me ardhjen e profetit Muhamed rilindi perseri per te mos vdekur kurre deri ne diten e fundit. Kurani eshte vazhdimesi e atyre librave te cilet kishin zbritur me pare dhe me kalimin e shekujve ishin transformuar e devijuar totalisht, derisa erdhi serisht dita per njerezimin te hapte syte ne te verteten hyjnore. Kurani eshte nje liber i cili eshte nen mbrojtjen e Allahut, i pandryshuar deri ne diten e kijametit. Nese Bibla apo librat e tjere kane qindra versione, Kurani eshte nje dhe i pandryshuar, qe prej dites kur ka zbritur dhe deri me sot. Eshte e vertete qe Shen Meria dhe Jezusi tregohen me ngjashmeri ne Kuran dhe Ungjill ama me nje ndryshim te madh ne aspektin monoteistik. Ajo cfare tregohet ne Kuran eshte nje linje shume here me e besueshme sesa ajo ne Ungjill, duke pare edhe historikun e profeteve paraardhes. Por greku qe u be shqiptar Fan Noli nuk i ka lexuar keto.

Nuk eshte aspak e vertete qe Jeruzalemi ishte qyteti me i shenjte dhe i vetmi per muslimanet dhe Muhamedin, sepse nese do ishte i tille Muhamedi nuk do te lodhej aq shume me betejat e shenjta te Bedrit dhe Uhudit per tu futur ne Meke, por do te shkonte ne Jeruzalem e te vazhdonte atje veprimtarine e tij. Sigurisht qe Jeruzalemi apo Kudsi ka vleren e tij dhe nese i rendisim sic Noli i rendit, atehere do ishte ne vendin e trete pas Mekes dhe Medines, jo sic shpif mitikisht Noli. Eshte nje fantazi e shfrenuar qe te thuash se profeti Muhamed vdiq me nje lutje cifuto-kristiane ne goje nderkohe qe ne Kuran dhe Hadithe zbulojme komplet te kunderten e kesaj. Vete profeti Muhamed (paqja e Allahut qofte mbi te), ka thene se fjalet e fundit perpara vdekjes duhet te jene shahadeti apo deshmia kryesore e Islamit. Transmetime te shumta thone se vete profeti vdiq me shahadet, pra me deshmine Islame te cilen nuk e gjejme as ne kristianizem dhe as ne judaizem. Per me shume profeti ishte edhe nje analfabet i cili deri ne fund te jetes se tij nuk dinte shkrim e kendim. Kjo eshte edhe nje prej argumenteve te forta, nje prej mrekullive te medha te Islamit. Sharlatanizmi i Nolit nuk ka fund.

Ne nje pjese tjeter Noli i trajton hyrite e xhennetit si pjese epshore e shtuar ne Kuran, nga umajadet e djegur. Ai e krahason pjesen e hyrive me nje pjese tjeter kuranore ku thuhet se ne xhehenem do te hyjne krenaret, epshoret dhe te pasurit, duke u munduar ne kete menyre qe te hedhe poshte Kuranin me kete idiotesi vulgare. E verteta qendron se Allahu ne asnje pjese te Kuranit nuk tregon se meshkujt do te kryejne mardhenie seksuale me keto hyri, pra qe ato te shihen si objekt seksi, njesoj sic shihen femrat e kesaj toke nga meshkujt epshore dhe kurvare. Ne Kuran ka nje ndarje perfekte mes jetes ku jetojme e cila trajtohet si sprove e shkurter dhe jetes tjeter e cila eshte e perjetshme e ku secili do te marre gjykimin e merituar per mundesine e madhe qe i eshte dhene. Te dyja keto jete kane nje ndarje dhe nje dallim te madh nga njera-tjetra dhe nuk mund te trajtohen njesoj parajsa e xhennetit me token ne te cilen jetojme dhe sprovohemi me epsh, pasuri apo cdo gje tjeter.

Eshte e kuptueshme ne fakt sesi nje sharlatan e horr si Noli, i cili ne jeten e tij asnjehere nuk u martua, nuk e kuptoi realisht konceptin e moralshem te familjes. Per Nolin flitet qe ka patur me dhjetra dashnore, dhe qe femrat i shihte me epsh dhe si objekt seksi. Ka goje te liga qe pretendojne se Noli renkonte edhe me Faik Konicen ndonjehere. Pra ky njeri i degjenuar eshte ai qe ne esene e tij e trajton profetin Muhamed si te djegur seksualisht ne epshe. Profeti Muhamed sigurisht qe si cdo burre, kishte ndjesite e veta, ama ne te kundert nga Noli i cili ndoshta renkonte me kardashin e tij katolik Faik Konica, profeti yne ishte nje person i cili ndertoi familje perfekte. Pavarsisht numrit te grave te tij, Profeti yne, Moisiu dhe profete te tjere biblike e kuranore na kane mesuar qe misioni i dashurise ne kete bote eshte ndertimi i familjes ne toke. Kurani na tregon qarte se menyra me e mire per nje mashkull qe te shpetoje nga epshet dhe mekatet e kurverise eshte martesa. Ne kete pike ai ka te drejte te martohet me nje, dy, tre apo kater gra (jo te rrije me burra dhe pa familje sikur Noli dhe Konica ne SHBA).

Sikur Noli te kish mesuar sadopak nga profeti yne Muhamed dhe nga prift te ishte kthyer ne hoxhe dhe mysliman, ndoshta do kishte pasur fatin te kishte familje dhe femije te cilen per fatin e tij te keq nuk mundi dot ti kete.

Kurani eshte kaq perfekt dhe profeti si i derguar i Allahut ishte njeriu me perfekt dhe shembull i njerezimit. Nuk mund te quash Muhamedin apo Jezusin njerez te mbushur me epshe nderkohe qe ata jane propaganduesit me te medhenj te luftes shpirterore per t’i perdorur keto epshe vetem se pozitivisht dhe ne te mire te familjes, shoqerise dhe njerezimit. Keto epshe sigurisht jane pjese biologjike, dhurate nga Allahu per t’i perdorur ne menyren e duhur dhe jo per t’i shperdoruar sic ben zakonisht raca njerezore.

Haremi i Muhamedit sic genjehet ne shkrimet e Nolit, ne te vertete ishte pjesa e gruas ne shtepine e profetit. Pra harem quhet pjesa qe i takon gruas ne shtepi sic eshte kuzhina, gatimi, larja e rrobave dhe gjithcka tjeter e cila eshte detyre e nje gruaje apo e shume grave ne rastin e profetit. Haremi nuk eshte nje bordello apo azil plakash te veja sic e quan Noli haremin e profetit. Kjo eshte nje shpifje dhe aspak e vertete. Noli ne pjesen e fundit na tregon sesi haremi i profetit ishte nje azil varfanjakesh me plaka te veja te cilat Muhamedi i kishte bere gra vetem per arsye politike, sepse ato ishin grate e shokeve te tij te vrare ne lufte. E vertete qe disa prej tyre ishin gra te shokeve te tij te vrare ne lufte, ama nese do ta shohim ne aspektin hyjnor, ajo cfare ka bere bere Muhamedi eshte nje e mire, nje sevap i madh kundrejt ketyre grave te veja te cilat Muhamedi i kishte perzemer akoma me shume nga shoket e tij me te mire, te cilet kishin rene shehid. Veprimi i Muhamedit mund te cilesohet si bamires, burreror dhe jo i nje njeriu cfaredo, por i nje te derguari i cili me shembullin e tij, ishte dhe eshte shpetim per te mbare njerezimin.

Nje prej blasfemive te rradhes nga Noli eshte edhe kjo:

-Aishja ishte e vetmja grua e re ne kete tufe(plakash) dhe te gjitha genjeshtrat e Omajadeve nuk duhet te na bejne te besojme gabimisht se ajo ka qene gruaja favorite e Muhametit; sa here iku e brodhi ajo me burra te rinj dhe e beri te shoqin objekt talljesh te kundershtareve te tij. I gjori Muhamet duhet ta duronte ate sepse nuk mund t’i lejonte vetes luksin te debonte te bijen e Abu-Bekrit, njerit prej perkrahesve te tij me besnike.

Me kete citat Fan Noli shpif dhe genjen kunder profetit Muhamed dhe fyen Islamin, fene e miliarda njerezve. Shpifja e Nolit kunder grave te profetit Muhamed eshte nje hamendesi e lige e tij. Hamendesi e nje perversi greko-protestant dhe aventurieri qe shkaterroi vete Orthodhoksine ne Shqiperi.

Ka me dhjetra e qindra fakte historike, shkencore, islamike, qe deshmojne se Aishja ishte nje prej grave me te dashura dhe me te sinqerta qe profeti kishte. Ajo ishte akoma edhe me e dashur per shkak te lidhjes shoqerore dhe vllazerore aq te forte te Muhamedit me te atin e saj Ebu Bekrin.

Mbyllja blasfemike e sharlatanit Noli per profetin eshte kjo:

-Ka plot pasazhe te tjera te shtremberuara ne Kuran dhe Hadithe qe mund te hidhen poshte si shpifje te Omajadeve. Keshtu figura e Muhametit shfaqet jo vetem me e hijshme, por edhe me historike, sepse eshte thjeshtesisht absurde te imagjinosh nje pushtanik vulgar i shthurur haremesh mundi te behej themeluesi i nje feje te tille boterore qe beri epoke midis Beduineve te Arabise.

Ironia sharlataneske e Nolit nuk eshte gje tjeter vecse blasfemi, urrjetje dhe islamofobi e shfrenuar, e nje radikali protestant i cili u veteshpall prift orthodoks, me pas kreu nje revolucion Bolshevik ne vend per tu arratisur nga Shqiperia si zagar dhe qe jeten e kaloi me putana dhe pederaste duke shkaterruar keshtu kishen dhe komunitetin orthodoks shqiptar. Ndoshta kjo vjen sepse per me shume ka qene edhe udheheqes i nje shteti me shumice islame. Ndoshta Noli kete urrejtje te shfrenuar kunder muslimaneve e kishte edhe per shkak te lidhjeve te tij me Rusine Bolshevike (Noli coi grupin e pare te komunisteve ne Moske), apo gojet e liga dhe thashethemet te cilat thone se ishte agjent i disa vendeve te cilat kishin politike anti-islamike per zhdukjen e muslimaneve ne Shqiperi. Noli Islamin e urrente edhe se kundershtari i tij ishte mbreti me origjine islame Ahmet Zogu. Ka shume fakte te cilat mund te nderlidhen njera me tjetren, por ajo cfare ka me shume rendesi eshte se Islami nuk eshte aspak feja e epokes se Beduineve te Arabise. Noli ne fakt bie ne kontradite te plote me vetveten kur ai e citon kete gje ne vepren 4, nderkohe qe ne vepren 2 konkretisht ne ”Levizja Panislamike ne Misir” ai flet per nje Islam qe udhehoqi boten me dije nga Arabia deri ne Jeruzalem, Sicili dhe Spanje. Ketu Noli kritikon prapambejtet e krishterimit me idete prapanike dhe te shemtuara qe kishte. Ne vepren 2 flet per nje Islam qe i dha dijen me te madhe njerezimit, qe i dha civilizem botes dhe per me shume Europes. Kontradita e tij eshte aq e madhe saqe ne kete veper ai tregon se europianet jane pushtues te Turqise, te asaj Turqie te ndritur dhe te civilizuar te Perandorise Otomane.

Per mua Fan Noli mbetet nje maskara, injorant, plagjiaturist, njesoj si politikanet e sotem. Nje njeri kontradiktor i cili me shume, me ngjan thjeshte me nje cope perkthyesi ose kopjuesi qe me sharlatanizmin e tij ka bere karriere, sesa nje intelektual i madh sic trajtohet nga elita komuniste dhe pas-orthodhoksiste shqiptare. Hafiz Ali Korca ishte i pari intelektual ne historine e Shqiperise i cili e quajti Nolin sharlatan dhe mashtrues. Sikur Hafiz Ali Korca edhe une deshiroj te jem i pari i brezit tim qe ta quaj sharlatan dhe mashtrues kete figure kaq te mitizuar, demagoge, islamofobe, blasfemike dhe kontradiktore.

 

  • Kliti Kote eshte nje ish i krishtere orthodhoks me profesion jurist qe ka pranuar fene e Muhamedit. Ndryshe nga Fan Noli i cili shpif dhe perbuz Kuranin, Kliti Kote e ka lexuar dhe studiuar Kuranin dhe ka braktisur fene e Fan Nolit duke perqafuar Islamin. Kliti beson qe Kurani eshte revelata e fundit hyjnore e Zotit per specien njerezore ne toke. Emri Kliti rrjedh nga termi greko-biblik Para-kliti i cili permendet ne Bibel Gjoni 14:16 ku Jezu Krishti profetizon qe pas tij do te vije nje profet Lehtesues. Ne biblat ne gjuhen arabe dhe ne gjuhen armaike te Jezu Krishtit termi Parakliti perkthehet si Ahmed, emer te cilin pati edhe profeti Muhamed.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne