Bledi Mane: 5 brengat që torturojnë Mustafa Nanon!

Shkruan: Bledi Mane
Shembellen koke e kembe provincialin e sapo zbritur nga autobuzi ne Tirane. Ne njeren dore mban qesen ku ka mbeshtjelle buken, me doren tjeter mban per krahu gruan e tij. Ecin te dy te kontraktuar rrugeve te kryeqytetit dhe habiten e çuditen si femijet para pemes se zbukuruar te Krishtlindjes.‎ I tille eshte gazetari, opinionisti, polemisti, eksperti, shkrimtari, studiuesi, historiani, mendjendrituri gjitholog Mustafa Nano. Tipiku i provincialit qe djersiti gjithe rruges nga Çorovoda ne Tirane, jo djersitur prej autobuzit rangalle pa kondicionere por lagur prej emocioneve. E hutoi rremuja ketu. Zhurmat e trafikut, boriet e makinave, cicat dhe bythet gjysem te ekspozuara te femrave, dritat plot ngjyra qe ndizen e fiken kazinove te metropolit, pallatet e larta, semaforet neper kryqezime, fasadat goditese me qelqe e pasqyra…te gjitha keto e shushasin krejt. Dhe nuk humb kohe por ia le qesen e bukes gruas, e genjen duke i thene se do takoje disa shoke te vjeter, e çon te shkreten te shtepia e kushurinjve atje lart ne zonen e Freskut dhe harbohet i vetem rrugeve te Tiranes. Kullot syte e nuk ngopet se thithuri ajrin e zbukuruar nga ndotja por fryma i gungoset per nje cast dhe skuqet. Skuqet ca prej kapsllekut ne mushkeri e me teper prej turpit. E mundon aq shume, aq shume ne perulesi e djeshmja qe ka sjelle me vete nga provinca e nuk po ben dot derman e paqe me asgje.
Mustafa Nanon e Skraparit ose Muç Nanon e Tiranes po e drobit e po e plak e po tredh jo nje por pesë brenga njeheresh.
1-Emri i tij tipik islamik nuk konvergon me mbiemrin tipik ortodoks te ketyre aneve. Identiteti zero!
2-Vendi i origjines ku u lind, u rrit dhe ka kaluar shumicen e viteve te jetes se tij. Mllefon sesi prinderit nuk e linden te pakten ne nje province tjeter me më shume histori njerezish elitarë. Identieti zero!
3-‎Misherimi i nje provinciali mendje shkurter qe kurre nuk projektoi sikur edhe te ardhmen e afert. Martohen ne province per sy te katundarise dhe kur vine ne kryeqytet divorcohen pa zbritur ende nga autobuzi. Braktisin gra e femije me justifikimin bohemian te nje “shkrimtari te cmendur” por kurre nuk gjejne paqe as me te vjetren familje e as me dashnoret e reja. Ndjeshmeria zero!
4-Studimet uni‎versitare apo niveli profesional qe mbrun ne vetvete i ka katastrofe. Mustafa Nano ka studiuar inxhineri elektrike ne kohen që edhe kur nuk kishte drita te zinte korenti. Kurre nuk kompletuan studimet e tyre te vjetra me te sotshmet dhe kurre nuk shkuan sikur edhe nje here te vetme ne biblioteken kombetare apo te zhyteshin me koke neper arkivat vendase dhe ato te huaja. Akademizmi zero!
Dhe brenga‎ e peste qe ka kapluar Mustafain eshte me e fresket dhe me goditese. Muç mendjendrituri qe nuk le qoshe ekrani e cep interneti pa futur hundet e pa dhene mendime dhe idete e tij, Muç klasiku, erotiku, nevriku, çeliku kurre nuk sulmoi sistemin e kalbur te drejtesise ne kete vend. Kurren e kurres sepse Muçi bashkeshorten e re fringo, te treten te verteten ka zgjedhur gjykatesen Migena Laska e cila deri me tani me kursimet e rroges se saj prej 850 mije lekesh ne muaj ka deklaruar keto pasuri:
makine Minicooper 4.500 euro
makine Wolksvagen Passat ‎10.000 euro
3 apartamente banimi me vleren 220.000 euro
2 llogari te ndryshme bankare ku ka te depozituara 70 mije euro
2 llogari te ndryshme bankare ku ka te depozituara 130.000.000 leke…
E mos harroni se Mustafa Nano fle cdo nate ne te njejtin krevat me gjykatesen Migena Lasku e nese do te ishte provinciali tipik nursez e idealist do i kerkonte llogari per cdo qindarke. Do i kerkonte llogari e do i bertiste me ze te larte sic bertet neper studiot televizive, do e zbonte nga krevati ashtu neper erresiren e nates, e do ia conte me duart e tij vettingut porsi plaka Nicë e Kadarese:
-Ja ku e keni, merreni. Merreni se nuk fle dot me nje gjykatese gjakpirese e te korruptuar!
Kur te zgjohet Muçi nga gjumi thuajini qe eshte vetem nje shperthim gazetaresk i imi. Thuajini te mos shqetesohet Mustafa Nano se dashnoren e re do ia mbrojne nga vetting-u edhe Ilir Meta edhe Edi Rama.
Fli rehat Mustafa e kur te zgjohesh merru me Mamicen e vdekur te Skenderbeut, jo me Mamicën tende te gjalle e te korruptuar edhe prej prudencës tende. Fli Muçi, fli!. Tirana nuk eshte si Skrapari. Tirana nuk eshte e ngushte, Tirana eshte e shpartalluar, Tirana ka vend edhe per ty!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne