Shqiperia Sociale

Blerina Bombaj ka një mesazh për maturantet: Mos merrni shembull Kim Kardashianin

Kjo periudhë është shumë e bukur për të gjithë maturantët, të cilët pasi kanë përmbyllur provimet shtetërore, kryefjalë e bisedave të tyre shndërrohet festa e maturës.
Pamja e jashtme në këtë rast flet më shumë se asnjëherë tjetër, dhe të gjithë maturatët përpiqen që të zgjedhin veshjen e duhur, të jetë trend i fundit,  pasi në këtë formë do të bien “shumë në sy”.
Nëse do të ndaleshim tek vajzat, pasi për djemtë makina është “aksesori më i rëndësishëm”, ato përpiqen që të ndryshojnë shumë, dhe ndonjëherë e ekzagjërojnë me veshjen apo edhe tualetin.
Kjo gjë i ka bërë përshtypje edhe dietologes Blerina Bombajt e cila është treguar shumë kritike.
Ajo ka shkruar një status në Facebook, ku ka ngritur shqetësimin se po krijohet një brez i zhytur në vanitet, e për këta arsye ajo nuk ka nguruar që të japë dhe një këshillë.
“Këto maturantet tona vetëm Kim Kardashianin ndjekin? Ua, ua, ua, çfarë sajesash, çfarë (zh)veshjesh, çfarë boshllëku! Nisur nga çfarë më del përpara në Facebook, asgjë personale.
Nuk mund të mos shpreh trishtim për brezin e ri të zhytur në vanitet. Goca, merruni me sport dhe lexoni libra, do të bëheni nëna dhe do të edukoni të ardhmen!”- shkruan Blerina./ revistaklas

OPINIONE