Blindohet Athina, mbi 3 mijë forca policore mobilizohen për vizitën e Erdoganit

Rexhep Taip Erdogan do të zhvillojë ditën e nesërme vizitën zyrtare në Athinë, të parën nga një president turk që nga viti 1952.

Për të siguruar vizitën e tij kryeqyteti grek do të ‘blindohet’ nga rreth 3 mijë oficerë greke dhe 200 roje të gardës personale të Erdogan, si dhe qindra agjentë të tjerë sekretë që janë vendosur tashmë në kryeqytetin grek prej ditësh.

Gjatë takimeve pritet të diskutohen tema mjaft të nxehta si dorëzimi i ushtarakëve turq të cilët u arratisën pas grushtit të shtetit dhe ndërtimi i xhamisë në Athinë.

Masat e ashpra të sigurisë vijnë edhe pas arrestimit një javë më parë të 9 personave me origjinë turke, pasi dyshohet se ata po planifikonin një sulm terrorist ditën kur Erdogan do të vizitonte Athinën. Të arrestuarit kishin lidhje me partinë kurde.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne