“Blindohet” Shkodra/ Opozita proteston, Rama mban miting elektoral

Kryeqendra e Veriut, Shkodra është rrethuar sot nga forca policie, ndërkohë që po punohet për ngritjen e skenës ku do të mbahet takimi elektoral i Edi Ramës.

Kryebashkiakja Voltana Ademi së bashku me nënkryetarin e bashkisë kanë kaluar në zonë për të parë nga afër situatën.

Kujtojmë që Ademi nuk i dha leje PS-së për zhvillimin e një takimi elektoral sot në Shkodër me argumentin se presidenti ka zhdekretuar zgjedhjet dhe s’ka asnjë shesh të lirë për shkak të aktiviteteve të organizuara në sezonin turistik.

Megjithatë kryeministri Rama shprehet i vendosur për zhvillimin e aktivitetit. Ndërkaq ka reaguar dega lokale e PD-së në Shkodër, duke bërë thirrje për një protestë pasditen e kësaj të enjteje në rrugët e qytetit.

Ora e protestës së PD-së në Shkodër është në të njëjtën orë me takimin e planifikuar edhe nga kryeministri Edi Rama në këtë qytet./shekulli

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne