“Bllokada ndaj Kashmirit duhet të marrë fund”

Kongresistja e SHBA-ve, Alexandria Ocasio-Cortez, shprehu solidaritet me njerëzit e Xhamu Kashmirit të administruar nga India, duke thënë se “bllokada e vazhdueshme duhet të përfundojë”.

Në një postim në Twitter, kongresistja demokrate Ocasio-Cortez tha se: “Ne jemi për dinjitetin themelor njerëzor të banorëve të Kashmirit dhe mbështesim demokracinë, barazinë dhe të drejtat e njeriut për të gjithë, përfshirë edhe më të prekurit”.

Duke theksuar se raportet e dhunës dhe torturës janë “jashtëzakonisht shqetësuese”, ajo tha se “bllokada e komunikimit dhe kujdesit mjekësor për shpëtimin e jetës duhet të përfundojë”.

Ajo gjithashtu ndau një video të postuar nga një përdorues, në të cilën ajo mund të shihet duke marrë pjesë në një “marsh solidariteti” për Kashmirin dhe duke shkruar një mesazh në një tabelë të madhe me ngjyra.

“Lutjet dhe mbështetja e tërë komunitetit tonë janë me familjet e Kashmirit, teksa ne punojmë për të vendosur paqen dhe drejtësinë atje dhe në të gjithë botën”, tha kongresistja.

Ocasio-Cortez qëndron në politikën amerikane nga vendosmëria e saj për të shmangur pranimin e parave të lobistëve për fushatat e saj.

India më 5 gusht duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau Xhamu Kashmirin në territorin e dy njësive.

Pas këtij vendimi të administratës së New Delhit, forcat indiane të sigurisë në rajon intensifikuan operacionet e rendit publik dhe presionet ndaj popullatës civile në Xhamu Kashmir, prenë linjat e komunikimit dhe arrestuan drejtuesit dhe anëtarët e partive lokale në rajon, përfshirë ish-kryeministrat Faruk Abdullah, Omar Abdullah dhe Mehbuba Myfti./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne