Bllokimi i tregtisë së naftës së Gjirit Persik: Lëvizja e Iranit që shkatërron ekonominë botërore

nga Pepe Escobar.

Herët ose vonë, “presioni maksimal” i Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit në mënyrë të pashmangshme do të hasë në një “kundërshtim maksimal”. Shkëndijat kanë nisur të shfaqen.

Gjatë ditëve të fundit, qarqet e inteligjencës në gjithë Euroazinë kanë paralajmëruar Teheranin që të marrë në konsideratë një skenar të drejtpërdrejtë. Nuk do jetë nevoja që të mbyllet Ngushtica e Hormuzit nëse komandanti i Forcave të Kudsit, gjenerali Qasem Soleimani, i urryeri më i fundit i Pentagonit, nuk do shpjegonte me hollësi para mediave botërore se Uashingtoni thjesht nuk e ka kapacitetin ushtarak për ta mbajtur të hapur ngushticën.

Siç kam raportuar edhe më parë, mbyllja e Ngushticës së Hormuzit do ta shkatërronte ekonominë amerikane duke i hedhur në erë tregut të derivateve 1.2 katrilion dollarë. Kjo do të rrëzonte sistemin bankar botëror, duke shkatërruar GDP-në e botës prej 80 trilionë dollarësh dhe duke shkaktuar një depresion të paprecedentë.

Soleimani do duhej gjithashtu të deklaronte hapur se Irani në fakt mund ta mbyllë Ngushticën e Hormuzit nëse kombit i pengohet të eksportojë dy milion fuçi nafte në ditë, kryesisht në Azi. Eksportet, të cilat para sanksioneve të paligjshme të SHBA-së dhe bllokadës de facto normalisht arrinin 2.5 milion fuçi në ditë, tani mund të kapin shifrën 400,000.

Ndërhyrja e Soleimanit erdhi paralelisht me sinjalet që tashmë kanë filluar të vijnë edhe nga IRGC-ja. Gjiri Persik është përshkruar si një “koridor konfrontimi” i pashmangshëm. Gjenerali Hossein Salami theksoi se raketat balistike të Iranit janë të afta të godasin “luftanijet në det” me një saktësi precize. Siç kam konfirmuar prej burimeve që lidhen me IRGC-në, gjithë kufiri verior i Gjirit Persik në territorin iranian është i mbushur varg me raketa anti-luftanije.

Do t’ju njoftojmë kur është i mbyllur

Pastaj ndodhi.

Kryetari i Shefave të Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, gjeneralmajor Mohammad Baqeri foli në mënyrë të drejtpërdrejtë; “Nëse Republika Islamike e Iranit do ishte e vendosur të parandalonte eksportin e naftës nga Gjiri Persik, kjo vendosmëri do të realizohej plotësisht dhe do të shpallej publikisht, në funksion të fuqisë së vendit dhe forcave të tij të armatosura”.

Faktet janë të zymta. Teherani thjesht nuk do të pranojë që ti shtrihet para vetes një luftë ekonomike, që pengon eksportin e naftës i cili mbron mbijetesën e tij ekonomike. Pyetja lidhur me Ngushticën e Hormuzit është adresuar tashmë zyrtarisht. Tani është koha për derivatet.

Duke paraqitur analiza të detajuara të derivateve dhe analiza ushtarake në mediat botërore, do ti detyronin mediat në paketë, kryesisht ato perëndimore, që të shkonin tek Warren Buffett për të parë nëse është e vërtetë. Dhe kjo është e vërtetë. Sipas këtij skenari, Soleimani duhet të thotë shumë gjëra dhe i rekomandon mediat që flasin me Warren Buffettin.

Shtrirja e një krize të mundshme të derivateve është një temë super-tabu për institucionet e konsensusit të Uashingtonit. Sipas njërit nga burimet e mia bankare amerikane, shifra më e saktë, 1.2 quadrillion dollarë, vjen nga një bankier zviceran për të cilin nuk ka të dhëna. Ai duhet ta dijë se; Banka e Vendbanimeve Ndërkombëtare (BIS) – banka qendrore e bankave qendrore – është në Basle.

Çështja kryesore është se nuk ka rëndësi se si bllokohet Ngushtica e Hormuzit.

Ai mund të jetë një operacion me flamur të rremë. Ose mundet që qeveria iraniane të ndjejë se do të sulmohet dhe pastaj mbyt një anije mallrash ose dy. Ajo që ka rëndësi është rezultati përfundimtar; çdo bllokim i rrjedhës së energjisë do ta çojë çmimin e naftës në 200 dollarë për fuçi, 500 dollarë, madje sipas disa parashikimeve të Goldman Sachs edhe në 1,000 dollarë.

Një tjetër burim bankar amerikan shpjegon; “Çështja kryesore në analizat është ajo që quhet imagjinare. Ata janë aq larg nga të poseduarit para sa që thuhet se nuk kanë edhe kuptim. Por në një krizë imagjinarja mund të bëhet realitet. Për shembull, nëse blej sipas një marrëveshjeje një milion fuçi naftë me kosto 300 dollarë për fuçi, kostoja ime nuk do të jetë shumë e madhe pasi mendohet të jetë e pakonceptueshme që çmimi do të shkonte aq lart. Kjo është imagjinare. Por nëse ngushtica mbyllet, kjo mund të bëhet një figurë e jashtëzakonshme”.

BIS vetëm do të vazhdojë zyrtarisht angazhimin që të tregojë se shuma e përgjithshme imagjinare për kontratat e treguesve të derivateve do jetë rreth 542.4 trilionë dollarë. Por ky është vetëm një vlerësim.

Burimi bankar shton: “Edhe këtu imagjinarja ka kuptim. Shumat e mëdha janë derivativa të normave të interesit. Shumica janë imagjinare, por nëse nafta shkon në një mijë dollarë për fuçi, atëherë kjo do të ndikojë në normat e interesit nëse 45% e GDP-së botërore është naftë. Kjo është ajo që në biznes quhet një borxh i kushtëzuar”.

Goldman Sachs ka parashikuar dicka të mundshme se pak javë pas mbylljes së Hormuzit, një fuçi nafte mund të kapë shifrën 1,000 dollarë. Kjo shifër dhe parashikimi me 100 milionë fuçi naftë të prodhuara në ditë, na e çon drejt 45% të GDP-së botërore prej 80 trilionë dollarësh. Është e qartë se vetëm për sa thamë ekonomia botërore ka për tu shembur.

Qentë e luftës lehin si të çmendur

Pothuajse 30% e furnizimit me naftë në botë kalon tranzit nga Gjiri Persik dhe Ngushtica e Hormuzit. Tregtarët e Gjirit Persik të cilët e njohin më mirë, janë pothuajse unanimë; nëse vërtet pas incidentit me naftëmbajtëset në Gjirin e Omanit përgjegjës ka qenë Irani, çmimet e naftës do të kishin kapur sot tavanin. Ai nuk është.

Ujërat territoriale të Iranit në Ngushticën e Hormuzit arrijnë në 12 milje detare (22 km). Që nga viti 1959, Irani njeh vetëm kalimin e anijeve që nuk janë ushtarake.

Që nga viti 1972, ujërat territoriale të Omanit në Ngushticën e Hormuzit llogarisin gjithashtu 12 milje detare. Në pjesën më të ngushtë të saj, gjerësia e Ngushticës është 21 milje detare (39 km). Kjo do të thotë në thelb se gjysma e Ngushticës së Hormuzit është në ujërat territoriale iraniane dhe gjysma tjetër në Oman. Nuk ka “ujëra ndërkombëtare”.

Kësaj i shtohet edhe deklarata e hapur e Teheranit se ai mund të vendosë të mbyllë ngushticën e Hormuzit.

Përgjigja indirekte dhe asimetrike e Iranit ndaj çdo aventure amerikane do të ishte shumë e dhimbshme. Prof. Mohammad Marandi i Universitetit të Teheranit edhe një herë rikonfirmoi, “madje edhe një sulm i kufizuar do të haste plotësisht në një përgjigje të madhe dhe joproporcionale.” Dhe kjo do të thotë se vërtet kemi për të pasur anije naftëmbajtëse që do të hidhen në erë. Ndërsa sipas fjalëve të Marandit do të ketë edhe “sulme me zjarr edhe ndaj komplekseve të naftës në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Hezbollahu do të hedhë dhjetëra mijëra raketa kundër Izraelit. Sikurse ka theksuar në fjalimet e tij Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut Hasan Nasrallah, “lufta kundër Iranit nuk do të mbetet brenda kufijve të atij vendi, por do të thotë se i gjithë rajoni [Lindja e Mesme] do të ndizet. Të gjitha forcat amerikane dhe interesat në rajon do të fshihen nga faqja e dheut, dhe bashkë me ta komplotistët, familja sunduese e Arabisë Saudite dhe Izraeli”.

Sa për njohuri ja vlen që t’i kushtohet vëmendje asaj që thotë inteligjenca izraelite. Megjithatë qentë e luftës po lehin si të çmendur.

Javën e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, fluturoi për në CENTCOM (Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara) në Tampa për të diskutuar “shqetësimet rajonale të sigurisë dhe operacionet në vazhdim” me gjeneralët skeptikë, një lëvizje indirekte me synimin për “presion maksimal” që çon përfundimisht në luftë me Iranin.

Diplomacia iraniane në mënyrë konfidenciale ka informuar tashmë BE-në dhe zviceranët rreth aftësisë së tyre për të rrëzuar gjithë ekonominë botërore. Megjithatë kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për të hequr sanksionet e SHBA-së.

Zona e luftës ngelet në fuqi

Ish drejtuesi i CIA-s, diplomati më i lartë i Amerikës, duket se po e drejton praktikisht Pentagonin në një mënyrë virtuale. Sekretari veprues Shanahan u vetë-sakrifikua. Pompeo vazhdon të shesë në mënyrë aktive përfytyrimin se “komuniteti i inteligjencës është i bindur” se Irani është përgjegjës për incidentin me anijet naftëmbajtëse në Gjirin e Omanit. Uashingtoni po zjen nga thashethemet për një faturë ogurzezë të dyfishtë në një të ardhme të afërt me Pompeon si kreun e Pentagonit dhe psikopatin John Bolton si Sekretar të Shtetit. Kjo do të thoshte luftë.

Megjithatë, edhe para se të nisin këto, Irani mund të deklarojë se Gjiri Persik është në gjendje lufte; mund të deklarojë se ngushtica e Hormuzit është një zonë lufte; dhe pastaj mund të ndalojë të gjithë trafikun “armiqësor” ushtarak dhe civil në gjysmën e tij të ngushticës. Rezultati do ishte, pa shkrehjen e një fisheku të vetëm, asnjë kompani anijesh në botë nuk do guxonte të dërgonte në Gjirin Persik anije naftëmbajtëse./strategic-culture/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne