Blushi: Nëse PD, LSI, Libra nuk hyjnë në zgjedhje, Rama pronar i Shqipërisë

Ben Blushi ka thënë nga foltorja e Parlamentit se pse Libra do të hyjë në zgjedhje. Ai thotë se edhe PD e LSI duhet të futen në zgjedhje dhe se Edi Rama duhet të largohet me votën e qytetarëve.

Ai tha se Libra nuk ka frikë as nga reforma në drejtësi as nga zgjedhjet siç kanë partitë e mëdha (e vjetra).

“Libra nuk ka frikë të gjykohet. Nëse PD, LSI, Libra, etj. nuk marrin pjesë në zgjedhje Edi Rama nga Kryeministër bëhet pronar i Shqipërisë për një ditë. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje, Rama merr 80 mandate s’ka nevojë për të qeverisur me askënd. Nëse nuk futet as LSI-ja, Edi Rama merr 100 mandate për vete, për shokët. Ai mund të ndryshojë Kushtetutën mund të bëjë gjithçka nëse nuk marrim pjesë në zgjedhje”, tha Blushi nga foltorja e Parlamentit./Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne