Blushi tregon arsyet pse LSI nuk hyn në zgjedhje pa PD

Deputeti i LIBRA-s, Ben Blushi i ftuar në “Neës 24”ka thënë se  LSI nuk hyn në zgjedhjet e 18 qershorit pa opozitën sepse në këtë mënyrë LSI do të dilte në opozitë, sepse PS pa pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje do të siguronte votat për të krijuar vetë qeveri.

“Kush i pengonte të regjistroheshin dje. Nëse i kërkojnë PD të respektojë kushtetutën dhe kodin zgjedhor, le ta respektojnë vetë. E kanë shkelur me konsensus ligjin. LSI druan, apo ka frikë të hyjë në zgjedhje në kushtet që PD nuk hyn, se është në opozitë vetë. Rilindja është më e madhe se LSI. Në kushtet ku mungon PD, mandatet e tyre do jenë më shumë. LSI druan se nëse hyn pa PD do të jetë vetë në opozitë, ose do të jetë totalisht e panevojshme se Rilindja do t’i ketë votat vetë.” Deklaroi Blushi./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne