Boçi denoncon: PS hap fushatën duke blerë vota/ Video

Ish-deputeti i Partisë Demorkatike, Luçiano Boçi ka denoncuar Partinë Socialiste se ka filluar të blejë vota që në momentin e hapjes së fushatës elektorale.

 

Në një postim në Facebook, teska ka shpërndarë një video, Boçi shprehet se PS me anë të Bshkisë dhe policisë bashkiake përmes listave të veçanta ka nisur shpërndarrjen e ushqimeve për njerëzit e varfër.

 

Sipas Boçit pamjet janë regjistruar tek qendra ekonomike e arsimit dhe gjithçka, sipas tij, ka ndodhur në mes të ditës.

 

“SKANDAL! Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan. Fillon e blen vota që ditën e parë. Me anë të Bashkisë me mbikqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërdajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën. Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit. Gjithçka në mes të ditës e në mes të njerëzve. I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve. Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës. Faza e dytë është me para kesh në dorë. Këto janë zgjedhjet demokratike që kërkon të imponojë regjimi!!!”

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne