Bota

Bolivi – Morales: Guaido po nxit luftën në Amerikën Latine

Me anë të një postimi në median sociale, Morales theksoi se refuzojnë kategorikisht deklaratat e Kryetarit të Kuvendit Kombëtar, Juan Guaido, i cili është vetëshpallur president i përkohshëm i Venezuelës.

“Ne hedhim poshtë deklaratat e të vetëshpallurit Juan Guaido, që mirëpret një ndërhyrje ushtarake amerikane në Venezuelë. Jam kureshtar të di se çfarë kanë për thënë vëllezërit presidentë që e njohën atë, në lidhje me një nxitje të tillë për luftë në Amerikën Latine”, shkroi lideri bolivian në “Twitter”.

I pyetur nëse do të ndizte dritën e gjelbër për ndërhyrjen e SHBA-së apo të ndonjë fuqie tjetër në vendin e tij, Guaido, i cili pati refuzuar më 10 janar legjitimitetin e Presidentit Nicolas Maduro dhe më pas qe njohur si president i përkohshëm i Venezuelës nga SHBA-ja dhe nga shumë vende të tjera perëndimore e amerikanolatine, qe përgjigjur duke thënë se do të bënte ç’të ishte e mundur.

“Ne do të bëjmë ç’të jetë e mundur. Kjo, natyrisht, është një çështje që shkakton shumë polemikë; por ne do të bëjmë ç’të nevojitet duke përdorur sovranitetin e Kuvendit Kombëtar dhe kompetencat tona për të bërë të mundur që fëmijët të mos vdesin, për të shpëtuar jetët e njerëzve, për ta bërë vendin tonë të qeverisshëm dhe për mundësuar ndërhyrjen ndaj situatës humanitare”, pati thënë lideri opozitar venezuelas./ trt

OPINIONE