Bolivia tall pa mëshirë SHBA-në në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (VIDEO)

Bolivia i bëri SHBA-së një goditje epike në takimin emergjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten, duke i kujtuar të gjithëve gënjeshtrën e armëve të shkatërrimit në masë që është shitur nga SHBA-ja si një pretekst për të pushtuar Irakun.

Duke folur në një takim urgjent për të diskutuar sulmet raketore të Shteteve të Bashkuara kundër Sirisë të enjten, ambasadori Bolivian në Kombet e Bashkuara, Sacha Llorenti, kritikoi vendimin e Trampit për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme kundër Sirisë, gjë që ai e përshkroi si “një shkelje shumë e rëndë e ligjit ndërkombëtar.”

Llorenti i kujtoi Këshillit atë që ngjau të mërkurën e 5 shkurtit 2003, kur atëherë Sekretari i Shtetit Colin Powell “erdhi në këtë dhomë për të na paraqitur, sipas fjalëve të tij, prova bindëse se ka pasur armë të shkatërrimit në masë në Irak.”

Llorenti ngriti një fotografi të Powell nga ajo ditë, kur ai mbante në dorë një provëz antraksi për të treguar rreziqet që vinin nga Sadam Huseini dhe rezervat e tij të dyshuara të armëve të shkatërrimit në masë.

“Unë absolutisht besoj se ne duhet të kujtojmë këto foto dhe fjalët që na u thanë se kishte armë të shkatërrimit në masë në Irak, dhe se ky ishte motivimi për një pushtim,” tha ai. “Pas këtij pushtimi, ka pasur 1 milion vdekje, dhe filluan një seri mizorish në atë rajon.”

“A mund të flisnim sot për ISIS-in në qoftë se pushtimi nuk do të kishte ndodhur? A mund të ishim duke folur për serinë e sulmeve të tmerrshme në pjesë të ndryshme të botës nëse ky pushtim, ky pushtim i paligjshëm nuk do të kishte ndodhur?”

Deklaratat e Llorentit u bënë virale.

Deklarata e guximshme e Bolivisë ka shërbyer si një goditje ndaj ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley, e cila e hodhi poshtë kërkesën e Llorentit për një seancë të mbyllur të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar sulmet ajrore, duke thënë: “Çdo vend që zgjedh të mbrojë mizoritë e regjimit sirian do të duhet ta bëjë këtë në ekspozim të plotë ndaj publikut, që e gjithë bota ta dëgjojë.” / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne