Bota

“Bolton kritikon politikën e jashtme të Trumpit”

Ish-këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton ka kritikuar strategjinë e politikës së jashtme të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këto komente, siç raportojnë mediat lokale, Bolton i bëri gjatë adresimit të tij në një drekë me dyer të mbyllura në Institucionin Gatestone në New York.

Sipas raportimeve, Bolton tha se lëvizja e Trumpit për të ftuar talebanët për bisedime të paqes në Camp David në Maryland dërgoi një “sinjal të tmerrshëm” dhe ishte “mosrespektues” për viktimat e 11 shtatorit, sepse siç tha ai, talebanët strehuan Al-Kaedën.

“Ai sulmoi Trumpin, pa përdorur emrin e tij, disa herë”, tha një i pranishëm anonim.

Përveç kësaj, Bolton vazhdimisht tha se dështimi i Trumpit për t’iu përgjigjur rrëzimit të një droni amerikan nga Irani në qershor ka çuar në agresionin e muajve të fundit të Teheranit.

Trump javën e kaluar në mënyrë të papritur largoi Boltonin nga funksioni që shërbente.

Bolton prej kohësh ka mbrojtur një qasje agresive ndaj politikës së jashtme, e cila është në kundërshtim me dëshirën e presidentit për izolim./ AA

OPINIONE