“Bomba” e gazetës së njohur greke: Edi Rama është i çmendur me kartelë!

Gazeta e njohur greke “Dhimokratia” ka shkruar një artikull me titullin: “Edi Rama i çmendur me kartelë”.

Media greke duke cituar publikimet e viteve të mëparshme të gazetës “Tema” citon se Rama është agresiv me familjen e tij dhe se ka goditur edhe bashkëshorten.

Artikulli është publikuar vetëm dy ditë më parë dhe në portalin online të gazetës.

Ky artikull vjen si përgjigje ndaj prishjes së ndërtesave të minoritarëve grekë në Himarë, në kuadër të rivitalizimit të qendrës së qytetit.

Por duket se vedni fqinj nuk pranohet me vendimin e qeverisë Rama duke nxjerrë nga arkivat shkrimet për Edi Ramën.

Një gazetë shqiptare zbuloi se ai ka qenë shpesh herë në spitale psikiatrike

“Ai ishte edhe agresiv ndaj anëtarëve të familjes së tij. Ai ishte i dhunshëm kundër gruas dhe nënës së tij”

Revelacionet në sfondin psikiatrik të kryeministrit shqiptar Edi Rama, përfshirë dhunën ndaj nënës së tij

Edi Rama, kryeministri shqiptar antigrek, i cili shkon po shkakton kolaps tek pronat e grekëve të Himarës është një psikopat!

Kjo mbështetet tek një gazetë shqiptare, e cila ka zbuluar shënime që nga vitet 1980 që tregojnë fakte të reja për të kaluarën e z. Rama.

Skedat në Klinikën e Neurokirurgjisë së Tiranës tregojnë se kryeministri shqiptar vuan nga skizofrenia ndërsa për këtë arsye ka bërë vizita në vitin 1980, në Tiranë dhe Paris.

Botuesi i gazetës “TEMA” Mero Baze është ai i cili guxoi të botojë kartelat e kryeministrit të Shqipërisë dhe raporte të tjera mjekësore që provojnë për skizofreninë!

Sipas “TEMA”, Rama ka qenë sistematikisht nën kontroll nga Klinika e Neurokirurgjisë së spitalit gjatë viteve 1980 dhe më vonë.

Pas rekomandimeve të komitetit mjekësor kompetent, ai u dërgua në Paris për ndjekje të specializuar dhe kujdes intensiv.

“Shenjat e para të sëmundjes së Ramës datojnë në fillim të viteve 1980, që përkon me vizitat e rregullta në spitale.

Siç thuhet në të dhënat klinike dhe bazohet në shënimet e mjekëve, pacienti Rama u shfaq veçanërisht agresive jo vetëm në mjedise sociale, por edhe me anëtarët e familjes së tij.

Kjo e detyroi familjen të kërkonte ndihmë nga spitali.

“Përdorimi i dhunës ndaj nënës dhe gruas detyruan autoritetet për urdhërimin e pacientit Rama për trajtim të veçantë mjekësor, të cilin e vazhdoi në Paris.

Diagnoza e kartela mjekësore, është shënuar “skizofreni” simptoma dhunën e treguar ndaj anëtarëve të familjes dhe persona të tjerë.

Skizofrenia i ka shkaktuar depresioni dhe humbje të kujtesës, të shoqëruar nga pagjumësia” citohet në publikimin e “TEMA “, e cila trazoi ujërat në Shqipëri.

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne