“Bomba” e gjyqtarit: Policia falsifikon provat

Alaudin Malaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë është shprehur se policia falsifikon provat. Malaj, deklaratat i bëri në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ku lajtmotiv ishte paketa Anti-KÇK e prezantuar më herët gjatë ditës nga kryeministri Edi Rama, që rikthen Shqipërinë në një shtet policor, të ngjashëm me praktikën komuniste.

Malaj vuri në pikëpyetje integritetin e Policisë duke u shprehur se në shumë raste ka shkelur ligjin.  Ai tha se policia ka dhunuar qytetarët në mënyrë të jashtëligjshme dhe se policia ka nisur hetime ndaj grupeve kriminale me prova të falsifikuara.

Malaj solli një rast ku policia i kërkoi një qytetari kartën e identitetit poshtë pallatit në orët e vona. Sipas Malajt, ky i fundit, i tha se e kishte në apartament në katin e nëntë dhe i kërkoi efektivëve ta shoqëronin për ta marrë. Ndërkohë, Policia e mori në komisariat. “e çuan 54 km larg, ngjarja ndodhi në 12 të natës. Këto janë fenomene sh të rrezikshme për njerëzit e thjeshtë”, shtoi.

Në një tjetër rast, ai tha se policia ka dhunuar djalin e një gjyqtari dhe të afërt të tjerë të tij.

“Çfarë kanë ndodhur sot në Shqipëri? Kanë nisur çështje të bujshme kundër grupeve kriminale të 96-ës dhe e dini si kanë filluar? Me prova të falsifikuara nga Policia e Shtetit. Nga ekspertët e policisë së shtetit dhe nga prokurorët e gjyqtarët. Po falsifikohen procesverbalet. Në të drejtën penale njihet i ashtuquajturi këqyrja e vendit të ngjarjes si dokumenti thelbësor në zbulimin e një ngjarje. Policia e shtetit e di çfarë bën? E gjen makinën në një qytet dhe e sjell në drejtorinë e policisë shkencore kur me ligjet e mbarë botës dhe tonat është e ndaluar totalit të lëvizin gjithë sendet e vendit të ngjarjes”, deklaroi gjyqtari./Boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne