Avokati Altin Goxhaj
Revista amerikane zbulon se pothuajse 25% e projektit zotërohet nga biznesmenë shqiptarë, por identiteti i tyre fshihet prapa një strukture offshore. Nga jahti i Rothschild te Sazani, ndryshimi i ligjit, 125 milionë dollarët e Zvërnecit dhe protestat kundër Ramës.
CILËT JANË SHQIPTARËT MBRAPA PROJEKTIT MILIONER TË JARED KUSHNER-IT?
Kjo është pyetja e madhe që ngrihet pas hetimit të ri të revistës prestigjioze amerikane The New Yorker.
Gazetari Dexter Filkins sjell një pistë që deri më tani kishte munguar pothuajse tërësisht nga debati publik shqiptar:
POTHUAJSE 25% E PROJEKTIT ZOTËROHET NGA BIZNESMENË SHQIPTARË, POR EMRAMT E TYRE FSHIHEN PRAPA NJË KORPORATE OFFSHORE.
Cilët janë ata?
Pse nuk shfaqen në publik?
Cili është raporti i tyre me qeverinë?
Dhe pse shqiptarët njohin Jared Kushner-in dhe investitorët e huaj, por “nuk njohin shqiptarët që qëndrojnë prapa një pjese të projektit”?
Ky është zbulimi që ndryshon të gjithë historinë.
Sepse deri më tani debati është rrotulluar kryesisht rreth një pyetjeje:
“Çfarë kërkon Jared Kushner në Sazan dhe Zvërnec?”
Pas hetimit të New Yorker, lind një pyetje tjetër:
CILËT SHQIPTARË QËNDROJNË NËNKUPTUAR NË MARRËVESHJE?
ÇDO GJË FISHTOI NË JAHTIN E ROTHSCHILD-IT
Historia që rindërton New Yorker nis në verën e vitit 2021.
Edi Rama është në superjahtin Planet Nine të financierit Nat Rothschild.
Jared Kushner dhe Ivanka Trump janë gjithashtu në bord.
Grupi drejtohet drejt Sazanit.
Kushner dhe Ivanka magjepsen nga ishulli.
Disa muaj më vonë, projekti për zhvillimin e “Sazanit dhe Zvërnecit” fillon të marrë formë.
Një projekt gjigant turistik me hotele, rezidenca luksoze, marina dhe golf, të cilin New Yorker e vendos në një shkallë investimi prej rreth:
4 MILIARDË DOLLARËSH.
Artikulli nxjerr në pah një tjetër personazh të rëndësishëm:
“Richard Grenell”
Sipas Filkins, ish-i dërguari i SHBA-së për Ballkanin kishte nxitur çiftin Kushner të investonin në Shqipëri.
Kështu kemi një zinxhir që fillon të bëhet gjithnjë e më interesant:
Rothschild → Rama → Kushner/Ivanka → Grenell → Sazan → Zvërnec.
MË PAS NDRYSHUAN LIGJET
Në shkurt 2024, shumica shqiptare ndryshoi legjislacionin duke hapur mundësi për zhvillime turistike luksoze në zonat e mbrojtura.
Disa javë më vonë, Jared Kushner publikoi projektin e tij.
Kjo kronologji nuk provon se ligji u ndryshua posaçërisht për projektin.
Por ajo ngre një pyetje që qeveria shqiptare duhet ta qartësojë:
A KISHTE DIJENI QEVERIA PËR PROJEKTIN E KUSHNER-IT PARA NDRYSHIMIT TË LIGJIT?
Nëse po, atëherë e gjithë kronologjia e kontakteve, dokumenteve dhe negociatave mes qeverisë dhe investitorëve duhet të bëhet publike.
125 MILIONË DOLLARË PËR TOKËN E ZVËRNECIT
Më pas historia bëhet edhe më e rëndë.
Sipas New Yorker, në prill 2026 një kompani e lidhur me projektin bleu nga biznesmeni Artur Shehu tokë në Zvërnec për rreth:
125 MILIONË DOLLARË.
Por pronësia mbi një pjesë të me toka u kontestua nga banorët e zonës.
Dhe çështja nuk mbeti thjesht një konflikt mes familjeve dhe biznesmenit.
New Yorker raporton se prokurorët shqiptarë, në dokumentet e gjykatës, kanë ngritur dyshime se toka mund të jetë përfituar në mënyrë të paligjshme përmes falsifikimit të dokumenteve.
Kjo nuk provon fajësinë e Shehut, dhe nuk ka asnjë provë publike se Kushner apo bashkëpunëtorët e tij kishin dijeni për falsifikimin e pretenduar kur u krye transaksioni.
Por lind një pyetje elementare:
KUSH E VERIFIKOI PRONËN PARA SE TË PAGUHESHIN 125 MILIONË DOLLARËT?
POR ZBULIMI I MADH ËSHTË NË VIJIM
Mes miliarda dollarëve, emrave ndërkombëtarë dhe konfliktit për tokën, New Yorker lëshon një informacion që mund të rezultojë shumë më i rëndësishëm për Shqipërinë.
Sipas Filkins:
POTHUAJSE NJË E KATËRTA E PROJEKTIT ZOTËROHET NGA BIZNESMENË SHQIPTARË.
Por ka një problem.
Ne nuk e dimë se cilët janë ata.
Sipas artikullit, identiteti i tyre fshihet prapa një korporate offshore.
Dhe këtu duhet të fillojë hetimi shqiptar.
Jo në teori.
Me dokumente.
Cilët janë pronarët përfitues?
Përmes cilave kompani i kontrollojnë aksionet?
Në cilën juridiksion janë të regjistruara ato?
Kë po përfaqësojnë ata?
Kur kanë hyrë në projekt?
Sa kanë investuar?
Dhe çfarë marrëdhëniesh ekonomike apo institucionale kanë pasur më parë me shtetin shqiptar?
Sepse ky nuk është një restorant apo hotel i zakonshëm.
Është një projekt multimiliardë dollarësh që prekur Sazanin, Zvërnecin dhe një nga zonat bregdetare më sensitive të Shqipërisë.
PROTESTA QË DOLI NGA ZVËRNECI
Dexter Filkins nuk e shkroi këtë histori thjesht nga Amerika.
Ai erdhi në Shqipëri.
Shkoi në Zvërnec.
U takua me banorët.
Dhe marshoi mes protestuesve në Tiranë.
Atje ai pa transformimin politik të konfliktit.
Protestat kishin nisur kundër projektit.
Por kur gazetari amerikan mbërriti, kërkesat kishin shkuar shumë më tej.
Nga:
“Ndaloni projektin!?”
te:
“Largimi i Edi Ramës dhe ndryshimi i sistemit politik.”
Një nga të intervistuarit përmbledh për Filkins:
“Kjo është shumë më e madhe se Jared Kushner tani.”
Dhe kjo fjali mund të jetë çelësi i të gjithë historisë.
Sepse nuk është më vetëm Jared Kushner.
Nuk është vetëm Sazani.
Nuk është vetëm Zvërneci.
Është pyetja se “kush zotëron, kush vendos dhe kush përfiton nga territori shqiptar.”
CILËT JANË SHQIPTARËT?
Tani kemi një emër që e njeh e gjithë bota: “Jared Kushner.”
Njohim investitorët e huaj.
Njohim Edi Ramën.
Njohim Richard Grenell-in.
Njohim Artur Shehun.
Njohim figurën prej 125 milionë dollarësh.
Njohim projektin e miliardave.
Por sipas New Yorker, në tryezë janë edhe biznesmenë shqiptarë që zotërojnë pothuajse një të katërtën e projektit.
Dhe janë pikërisht ata që nuk i njohim.
Prandaj, pas hetimit të New Yorker, pyetja e parë që duhet t’i bëhet qeverisë dhe kompanive të projektit është vetëm një:
CILËT JANË PRONARËT SHQIPTARË?
Dhe deri sa emrat të dalin në dritë, dosja e Sazanit dhe Zvërnecit ka një kastë të zezë në mes të saj:
PRONËSIA E PANJOHUR SHQIPTARE.
















