“Bomba” e Platinisë: Mashtruam me Botërorin e ‘98

Në vitin 2015 u hoq nga presidentin e UEFA-s dhe iu ndalua çdo përfshirje në futboll, për shkak të skandaleve financiare. Tre vjet më vonë, Mishel platini lëshon  një tjetër bombë … , duke folur për ndeshje të manipuluara në Kupën e Botës të vitit 1998 në Francë.

Trofeun e  atij viti e fitoi  vendi organizator, Franca duke mundur 3-0 Brazilin në finale. Por për të arritur këtë qëllim Platini  pranon se ishte ndërhyrë që dy kombëtaret të mos përplaseshin në raundet e mëparshme, por vetëm në finale.

Francezi u emërua në vitin 1992 nënkryetar i Komitetit Organizativ të Kupës së Botës dhe “duke nxitur” këtë skenar që do të bëhej realitet gjashtë vjet më vonë, kur Kupa e Botës do të organizohej  në vendin e tij.

Platini zbuloi për radio France Bleu Sport se : “Kur po përgatisnim programin e Kupës së Botës, bëmë një mashtrim. Nëse do të dilnim të parët në grup dhe të njëjtën gjë do të bënte dhe Brazil, atëherë mund të përplaseshim vetëm në finale”. Më pas ai vijoi me pyetjen retorike “A mendoni se të tjerët që organizojnë Kupat e Botës në vendet e tyre nuk e bëjnë këtë gjë”- duke nënkuptuar se diçka e ngjashme ka ndodhur dhe herë të tjera.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne