Bombardimet ajrore të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara vranë afro 12,000 civilë në Siri dhe Irak

Rreth 12,000 civilë janë vrarë në katër vjet në Irak dhe Siri nga sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, tha të shtunën një komision i të drejtave të njeriut.

Komisioni i Lartë i Irakut për të Drejtat e Njeriut tha në një deklaratë se sulmet ajrore të forcave të koalicionit vranë në katër vitet e fundit 11,800 civilë, duke përfshirë 2,300 të mitur dhe 1,130 gra.

Deklarata tha gjithashtu se 8,000 civilë ishin lënduar në këto sulme ajrore. Deklarata bënte gjithashtu thirrje edhe për një shpjegim mbi këto shifra.

Në verën e vitit 2014, DAESH pushtoi pjesën më të madhe të Irakut verior dhe perëndimor, duke përfshirë Mosulin, qytetin e dytë më të madh të vendit.

Në fund të vitit 2017, zyrtarët në Bagdad deklaruan se pas një lufte trevjeçare midis grupit terrorist dhe ushtrisë irakiane e mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA, prania ushtarake e DAESH-it në Irak ishte shkatërruar.

Vitin e kaluar, Pentagoni tha se nga viti 2014 dhe deri në vitin 2018, në Irak dhe Siri ishin kryer 30,000 sulme ajrore kundër objektivave terroriste./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne