Bota

Bombardimet në Gaza filluan menjëherë pasi Trump njohu zyrtarisht Lartësitë Golan si pjesë të Izraelit

Banorët në Gaza thanë për Aljazeerën se bombardimet e realizuara nga aeroplanët dhe helikopterët izraelitë shënjestruan vende të banuara nga civilet.

Forcat izraelite pretendojnë se një raketë nga territori palestinez goditi Be’er Sheva, zona metropolitane e katërt më e populluar e Izraelit ku një gjë të tillë nuk u pranua nga Gaza.

Ndryshe, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sot zyrtarisht ka njohur sovranitetin e Izraelit mbi Lartësirat e okupuara të Golanit që ndodhen në Palestinë.

Trump ka nënshkruar deklaratën presidenciale duke vulosur këtë veprim gjatë takimit që kishte në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se territori i kontestuar është “një lokacion potencial për lansimin e sulmeve ndaj Izraelit”.

“Çdo marrëveshje e mundshme në të ardhmen duhet të përfshijë nevojën e Izraelit për të mbrojtur veten nga Siria, Irani dhe kanosjet tjera nga rajoni”, tha Trump.

Në Washington po përgatitej momenti që SHBA-të të pranojnë kërkesën e Izraelit për territorin sirian dhe Departamenti i Shtetit më herët këtë muaj nxiti pyetje rreth kësaj çështjeje kur e ndryshoi terminologjinë për herë të parë rreth Lartësirave të Golanit, duke iu referuar si “të kontrolluara nga Izraeli”, në vend të përcaktimit të mëparshëm “të pushtuara nga Izraeli”.

Izraeli për një kohë të gjatë ka lobuar në SHBA për të njohur pretendimet mbi Golanin, por të gjitha administratat e mëhershme amerikane u kanë refuzuar thirrjeve.

Netanyahu falënderoi Trumpin për nënshkrimin e deklaratës, duke e quajtur “një ditë historike” që thekson fitoret e Izraelit në luftërat e viteve 1967 dhe 1973.

“Përderisa Izraeli i fitoi dy luftërat, ne duhej të prisnim rreth gjysmë shekulli përderisa ky moment këtu në këtë hapësirë të transformoj fitoret ushtarake në fitore diplomatike”, tha Netanyahu.

OPINIONE