Bombardohet me raketa jugu i Arabisë Saudite

Në përgjigje të agresionit dhe sulmeve të vazhdueshme të koalicionit agresior të udhëhequr nga regjimi i Riadit, forcat e ushtrisë së Jemenit dhe të lëvizjes popullore Ansarallah përsëri sulmuan pozicionet e mercenarëve të agresorëve sauditë me raketa Zelzal-1.

Të dielën në mbrëmje, më 14 korrik, sipas kanalit televiziv Al-Masirah,  forcat ushtarake të Jemenit dhe Komitetet Popullore të Ansarallah ndaluan përparimin e mercenarëve sauditë rreth aksit el-Khadra në frontin e Naxhranit, duke u shkaktuar dëme të mëdha agresorëve. Nga ana tjetër, njësitë balistike të forcave jemenase lëshuan një numër raketash Zelzal-1 mbi mercenarët arabë në jug të Arabisë Saudite, pranë rajonit të al-Sadis, në provincën e Naxhranit. Sipas kanalit televiziv Al-Masirah, ky sulm raketor ka shkaktuar dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur në mesin e mercenarëve të regjimit Al-Saud./pt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne