Bombarduesit strategjikë rusë shfaqen në Alaska

Avionët amerikanë kanë zbuluar dy bombardues rus TU-95, të shoqëruar nga dy avion luftarakë SU-35, teksa po fluturonin në afërsi të bregdetit të Alaskës, ka njoftuar Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës Veriore (NORAD), më 4 maj.

Zyrtarët kanë thënë se pas shumë vjetësh bombarduesit rusë janë shoqëruar nga avionë luftarakë rusë. Avionët rusë fluturuan rreth 50 milje nga bregdeti i Alaskës më 2 maj, kanë thënë zyrtarët. Ata kanë fluturuar jashtë hapësirës ajrore amerikane, por kanë qenë në zonën në perimetër prej 200 miljesh, ku ushtria amerikane kërkon nga drejtuesit e mjeteve fluturuese të identifikojnë veten. Avionët luftarakë amerikanë F-22 kanë vëzhguar fluturimin e avionëve rusë. Zëdhënësi i NORAD, Kapiteni, Scott Miller e ka përshkruar komunikimin me avionët rusë si “profesional” dhe ka thënë se historikisht avionët ushtarakë rusë dhe ata amerikanë janë takuar jashtë Alaskës. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë fluturimet mbi ujërat neutrale në Oqeanin Paqësor, përgjatë ishujve Aleutian, ishin “rutinë” dhe ishin në përputhje të rregullave ndërkombëtare të hapësirës ajrore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne