BOMBË NUKLEARE NUK JE ASKUSHI, KE BOMBË NUKLEARE JE DIKUSHI.

Nga Bajramm Shabani

Izraeli është në gjendje gaditshmërie për të ndërhyrë me forca tokësore në jug të Libanit, nëse nuk dorëzohet HEZBOLLAHU.

Për të ndërhyrë me forca tokësore në Liban në afatgjatë mund të ketë pasoja për ushtrinë pushtuese të Izraelit, shkaku i terrenit malor të jugut të Libanit dhe shkaku i armatosjes së Hezbollahut me armë të sofistikuara nga Irani, Rusia dhe Kina.

Izraeli alias SHBA do të ndjekin taktikën e tokës së djegur në jug të Libanit si në Gaza duke e shndërruar Libanin në TOKË të DJEGUR, por nëse Izraeli dështon me Hezbollahun në Liban atëherë është në gjendje për përdorimin e armëve taktike bërthamore.

Në vitet 1982 Hezbollahu e detyron Izraelin të largohet nga Bejruti, ndërsa në vitin 2006 Hezbollahu i shkakton humbje të mëdha Izraelit dhe e detyron të tërhiqet nga jugu i Libanit.

Në rast dështimi të Izraelit ndaj Hezbollahut Izraeli do të sulmoj me armë taktike nukleare me qëllim për ta kthyer Libanin në kohën e epokës së gurit, prandaj mendoj që është çështje imediate që Irani të pajiset me armë nukleare nga RUSIA dhe KINA, përndryshe në rast dështimi Izraeli me Hezbollahun në jug dhe me Sirinë në Lartësitë e Golanit do të përdor armët taktike nukleare në Liban dhe Siri.

Kam një bindje dhe parandnjenjë të thellë që nuk do të jetë Rusia që do të përdor armët nukleare por Izraeli, angloamerikanet janë të vetëdijshëm që ky konflikt është fillimi i fundit i prezencës së bazës së tyre ushtarake në Lindjen e Mesme që quhet Izrael, prandaj mund të shkohet drejtë luftës totale.

Bota Islame nuk ka kapacitet për të luftuar me Perëndimin sepse është ekstrem e dobët dhe nuk kanë armë bërthamore, Pakistani ka armë bërthamore por nuk mund të godasë me raketa që lidhen nëpërmjet satelitëve sepse nuk i posedon.

Raketat që funksionojnë nëpërmjet satelitëve i posedojnë vetëm SHBA, RUSIA dhe KINA, pa ndihmën e RUSISË dhe KINËS bota Islame është e humbur.

Të vetmet shtete që janë më të fuqishme në botën Islame janë Turqia dhe Irani, por edhe këto dy shtete nuk kanë kapacitet as 10% për tu ndeshur me Perëndimin.

E vetmja shancë që Turqia dhe Irani të ndihmojnë çështjen palestineze Hezbollahun dhe Hamasin dhe çlirimin e Lindjes së Mesme nga sionizmi angloamerikan, mbetet aleanca e këtyre dy shteteve me RUSINË dhe KINËN.

Nuk mund të bëjnë asgjë për momentin Turqia dhe Irani për ta çliruar Lindjen e Mesme nga sionistet angloamerikan, pa pajisjen e Turqisë dhe Iranit me armë nukleare nëpërmjet Rusisë dhe Kinës nuk mund të mposhtet sionizmi ndërkombëtar anglosakson./gazetaimpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne