Bordi i Organizimit të Marshit të Madh të Kthimit i bën thirrje OKB-së

Marshi i Madh i Kthimit i cili filloi me 30 mars, po vazhdon aktivitetet edhe në javën e tij të 43-të.

Në një deklaratë të bërë nga Bordi i Organizimit të Marshit të Madh të Kthimit u tha se aktivitetet e kësaj jave u bënë nën titullin “Rruga e fitorës është bashkimi”.

Bordi i Organizimit të Marshit të Madh të Kthimit vuri në dukje se aktivitetet e Marshit të Madh të Kthimit dhe protestat paqësore do të vazhdojnë ende.

Bordi i Organizimit të Marshit të Madh të Kthimit i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara. Në deklaratën e bërë nga Bordi i Organizimit të Marshit të Madh të Kthimit, u raportua se Kombet e Bashkuara duhet të përmbushin përgjegjësitë e veta në heqjen e rrethimit kundër Gazës.

Bordi i Organizimit të Marshit të Madh të Kthimit iu bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të shqyrtojnë situatën humanitare në Gaza.

Ndërsa mediat izraelite sioniste njoftuan se ushtria pushtuese mbajti një takim me ushtarët në kufirin e Rripit të Gazës dhe dha udhëzime të reja për të sulmuar palestinezët të cilët po përpiqeshin të kalonin kufirin.

Nga ana tjetër, u raportua edhe për të lënduar në Rripin e Gazës këtë javë.

Burimet e Shëndetësisë së Palestinës njoftuan se ushtarët pushtues kanë sulmuar palestinezët të cilën zhvilluan protesta në Rripin e Gazës.

Burimet e Shëndetësisë së Palestinës njoftuan se në këto sulme janë plagosur 10 palestinez.

Gazeta palestineze El Yevm, në lajmet në lidhje me sulmet e ushtarëve pushtues, njoftoi se në mesin e të plagosurve janë edhe dy gazetarë.

Burimet palestineze të lajmeve njoftuan se në sulmet e ushtarëve pushtues u plagosën foto reporteri Muhammed Abu Kadus dhe gazetari Ahmed El Ganem.

Burimi : Tasnim News Agency/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne