Boris Johnson: Kemi arritur një marrëveshje të re fantastike me BE-në

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar, se mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian, është arritur një marrëveshje e re. Kryeministri thotë se kjo është një marrëveshje “fantastike” dhe se parlamenti britanik duhet të votojë të shtunën.

“Kemi arritur të sigurojmë një marrëveshje të re, që na kthen kontrollin – tashmë parlamenti duhet të votojë Brexit të shtunën, në mënyrë që ne të ecim përpara me prioritetet e tjera si kostot e jetesës, sistemi shëndetësor, krimi dhe mjedisi”, shkruan kryemnistri në Twitter.

Juncker gjithashtu ka thënë se një marrëveshje është arritur. Kjo marrëveshje duhet të votohet në Parlamentin Britanik dhe në Parlamentin Europian. Në momentet e para pas këtij lajmi, reagimet kanë qenë të shumta, veçanërisht nga partia DUP, e cila duket se nuk e pranon ende se ka një marrëveshje. Pa votat e kësaj partie, një marrëveshje është e pamundur./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne