Boris Johnson zgjidhet kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

Boris Johnson, ish-kryetari i Londrës dhe ish-ministri i jashtëm i Britanisë, është zgjedhur kryeministri i Britanisë së Madhe dhe kryetar i Partisë Konservatore.

Ai në fjalimin e tij e falënderoi kundërshtarin e tij Jeremy Hunt për një garë të drejtë, gjithashtu e falënderoi edhe ish-kryeministren e vendit Theresa May.

Ai fitoi 66% të votave në krahasim me Hunt i cili mori 34%.

Boris Johnson ka qenë në krye të fushatës për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Ai gjithashtu gjatë fushatës ka premtuar se do ta nxjerrë vendin nga BE-ja, madje nëse është e nevojshme edhe pa asnjë marrëveshje.

Për zgjedhjen e tij në krye të vendit, disa ministra kanë dhënë dorëheqje për shkak se nuk e pranuan idenë e tij për dalje të Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje./express

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne