Boris Johnson:Brexit do të ndodhë me apo pa marrëveshje

Boris Johnson, që konsiderohet kandidati favorit për ta pasuar Theresa May-n në postin e kryeministrit, ka deklaruar se Britania e Madhe duhet të largohet nga Bashkimi Europian më 31 tetor me ose pa marrëveshje.

Këtë qëndrim ai e shprehu në debatin e fundit për postin e kryetarit të Partisë Konservatore me Jeremy Hunt të mërkurën.

Kur u pyet mbi mesazhet nga Brukseli se marrëveshja e Brexit-it e ndërmjetësuar nga kryeministrja në ikje Theresa May nuk është e negociueshme, Johnson tha: “Ku ka vullnet, ka gjithmonë një rrugëdalje!”

“Nëse ka një refuzim (nga Brukseli) për kompromis, nëse ata nuk do të ndryshojnë asnjë pikë apo presje të marrëveshjes së tërheqjes, atëherë padyshim që nuk kemi zgjidhje, por të dalim në kushte të ndryshme”, tha ai.

Johnson shtoi se Brexit-i do t’i mundësojë vendit të tij mbështetjen e marrëveshjeve tregtare në botë për herë të parë në 45 vjet.

Por, ai nuk tha nëse do të pezullojë Parlamentin Britanik si një mjet për arritjen e Brexit-it ose nëse ai do të shpallë zgjedhje të parakohshme./faktor

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne