Borisov: Vendet e Ballkanit ta ruajnë paqen, sepse vet do t’i bartin pasojat

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, ka tërhequr vërejtën pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Ai ka ftuar të gjithë liderët e shteteve të Ballkanit të marrin përgjegjësi dhe ta ruajnë paqen, shkruan TV Most, përcjell Klan Kosova.

“Vuçiq është duke bërë përpjekje të jashtëzakonshme. E njoh Serbinë dhe e di se sa e vështirë është dhe se sa është duke investuar që ta ruajë paqen”, ka thënë Borisov.

“Vërtet shpresoj që edhe kolegët tanë në Kosovë do të vazhdojnë me të njëjtin shpirt, sepse konfliktet janë shqetësuese për të gjithë ne, pasi që plagët ende janë të hapura”, u ka thënë Borisov gazetarëve në Mostar.

Ai ka thënë se ka shumë mundësi për konflikte në Ballkan.

“Nuk dua të jem pesimist, por që thërras myslimanët, kroatët dhe secilin në Ballkan që të merr përgjegjësi, sepse pasojat do t’i bartin vetëm ata”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne